By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova uron Presidenten e re të Kosovës: Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova uron Presidenten e re të Kosovës: Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë
MaqedoniTOP LAJM

Siljanovska-Davkova uron Presidenten e re të Kosovës: Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë

admin
Last updated: 07/10/2026 18:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup/Prishtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj për prof. dr. Justina Shiroka-Pulën me rastin e zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, transmeton argument.mk/.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Siljanovska-Davkova ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Urime të sinqerta prof. dr. Justina Shiroka-Pulës për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Si kolege profesoresha, mezi pres të bashkëpunoj ngushtë me të për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të promovuar stabilitetin rajonal dhe për të çuar përpara të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. I uroj sukses në mandatin e saj!”, ka shkruar Siljanovska-Davkova.

Urimi i presidentes maqedonase të Veriut vjen menjëherë pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës nga Kuvendi i Kosovës, duke i hapur rrugë përfundimit të ngërçit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve të vendit.

Siljanovska-Davkova, e cila është profesoreshë universitare, në mesazhin e saj ka vënë theksin te bashkëpunimi ndërmjet dy presidenteve, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, stabiliteti në rajon dhe perspektiva evropiane.

Dy vendet kanë zhvilluar ndër vite marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike, ndërsa bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian mbeten ndër fushat kryesore të agjendës së tyre të përbashkët.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente
Next Article Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?