By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sindikatat dhe punëdhënësit e presin seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social pas formimit të Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sindikatat dhe punëdhënësit e presin seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social pas formimit të Qeverisë
Maqedoni

Sindikatat dhe punëdhënësit e presin seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social pas formimit të Qeverisë

admin
Last updated: 01/10/2024 14:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 tetor – Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk dëshirojnë të komentojnë 100 ditët e para nga puna e Qeverisë së re dhe shpresojnë se do të thirret seancë e Këshillit ekonomiko-social ku do t’u sqarohet se çka është punuar deri tani, ndërsa nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut thonë se kanë pasur pritshmëri të larta, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dy partnerët social presin që së shpejti nga Qeveria të thirret seancë e Këshillit ekonomiko-social.

Sipas kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, deri tani duhet të ishin ftuar nga Qeveria për të biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme që prekë punonjësit.

“Besojmë se argumentet janë në anën e punonjësve pasi 25.000 punonjës të cilët marrin pagë nga 22.560 denarë është jo korrekte, 10.000 punonjës të cilët marrin pagë nga një denarë deri 22.561 denarë është vepër penale edhe për të mbuluar një shportë minimale sindikale ju nevojiten tre paga minimale. Argumentet tona janë të qëndrueshme dhe kostot e ushqimit dhe pijeve nuk mbulohen nga paga minimale. Nëse presin që t’i kuptojmë, konsiderojmë se së pari ata duhet të na kuptojnë”, deklaroi Trendafilov para konferencës së sotme kushtuar dialogut social organizuar nga LSM së bashku me fondacionin “Fridrih Ebert”.

Edhe nga Organizata e punonjësve të Maqedonisë me qëndrim se kanë pritur Qeveria të ketë sens për problemet e tyre me të cilat ballafaqohet gjatë punës siç janë rritja e produktivitetit, mungesa e fuqisë punëtore dhe infrastruktura.

“Ajo që prisnim ishin pritshmëri shumë të mëdha, por nuk morëm pothuajse asgjë. Presim që kjo Qeveri të ketë sens për biznes, për të gjithë ato kriza me të cilat ballafaqohemi, megjithatë ajo që është biseduar në periudhën e kaluar ishte vetëm rritja e pagës në administratën publike, marrjen e kredive për komunat, anashkalimi i problemeve me të cilat përballet ekonomia sa i përket produktivitetit dhe mungesës së fuqisë punëtore, që me një fjalë do të thotë asgjë”, deklaroi kryetarja e OPM-së, Vlladanka Trajkovska.

Punëdhënësit, siç theksoi, nuk kanë asnjë informacion konkret në cilën mënyrë dhe në çfarë kushtesh sektori i biznesit do të mund të përdorë paratë nga kredia hungareze.

Konferenca e sotme kushtuar gjendjes dhe perspektivës së dialogut social iniciuar nga Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë në një vend i mblodhi të gjithë partnerët social (sindikatat, punëdhënësit dhe qeverinë).

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament
Next Article Mickoski: Koalicioni qeveritar është stabil, na duhet opozitë e fortë dhe konstruktive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?