By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sirena lufte?! Kina studion pikat e dobëta të anijeve luftarake amerikane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kina > Sirena lufte?! Kina studion pikat e dobëta të anijeve luftarake amerikane
Kina

Sirena lufte?! Kina studion pikat e dobëta të anijeve luftarake amerikane

admin
Last updated: 15/07/2026 13:27
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Gara ushtarake mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk tregon shenja zbutjeje. Imazhe të reja satelitore kanë zbuluar se Kina ka ndërtuar në një shkretëtirë të largët pranë poligonit ushtarak Ruoqiang, në rajonin autonom Xinjiang, një kopje në përmasa reale të shkatërruesit amerikan të klasës Arleigh Burke, shkruan Newsweek.

Maketa në Xinjiang përfaqëson një nga anijet më të rëndësishme të Marinës amerikane. Shkatërruesit e klasës Arleigh Burke përdoren për shoqërimin e aeroplanmbajtëseve, mbrojtjen kundërajrore dhe kryerjen e sulmeve me rreze të gjatë, si ato të përdorura gjatë luftës së fundit me Iranin.

Skuadrilja e 15-të e shkatërruesve, e përbërë nga dhjetë anije të kësaj klase, është grupimi më i madh luftarak i këtij lloji në Marinën amerikane. Ajo është e stacionuar në Japoni dhe operon nën komandën e Flotës së Shtatë të SHBA-së. Këto anije përballen rregullisht me forcat detare kineze në Paqësor, ndërsa analistët ushtarakë besojnë se kjo anije, e cila pritet të përdoret si objektiv për goditje me raketa, është një tjetër tregues se Pekini po përgatitet seriozisht për mundësinë e një konflikti të armatosur me SHBA-në.

Vitet e fundit, Kina ka ndërtuar në shkretëtirën Taklamakan disa kopje të luftanijeve amerikane në një poligon detar, që besohet se përdoret për testimin e raketave balistike kundër anijeve, përfshirë edhe raketat e reja hipersonike të prezantuara në paradat e fundit ushtarake.

Në këtë zonë janë identifikuar të paktën dy makete të tjera të klasës Arleigh Burke dhe dy kopje të aeroplanmbajtëseve amerikane, por të gjitha ishin dy-dimensionale.

Rasti i fundit tre-dimensionale u identifikua nga studiuesi tajvanez i burimeve të hapura Joseph Wen, i cili analizoi një imazh satelitor të realizuar më 11 maj nga kompania amerikane e inteligjencës gjeohapësinore Vantor. Në një imazh të mëparshëm të datës 1 shkurt ishte dalluar tashmë ndërtimi i strukturës.

Sipas Wen, luftanija është ndërtuar pranë një linje hekurudhore në poligonin Taklamakan, e cila përdoret për transportimin e objektivave lëvizës nëpër shkretëtirë. Ky sistem hekurudhor, rreth 37 kilometra i gjatë, është përdorur edhe më parë për lëvizjen e maketave të anijeve që besohet se imitojnë sinjalet elektronike të luftanijeve amerikane.

Një sistem i tillë i mundëson ushtrisë kineze të zhvillojë skenarë shumë më realistë stërvitorë dhe të testojë aftësinë e radarëve dhe raketave për të zbuluar, ndjekur dhe shkatërruar objektivat gjatë gjithë procesit të ashtuquajtur “kill chain”.

Bryce Barros, bashkëpunëtor në institutin e sigurisë GLOBSEC, tha për Newsweek se vendosja e kësaj makete përbën një mesazh të fortë parandalues.

“Pavarësisht funksionit të saj për stërvitje, kjo tregon se Ushtria Çlirimtare Popullore po studion seriozisht mënyrat për të shkatërruar luftanijet amerikane dhe anijet e ngjashme që përdoren nga marina japoneze dhe ajo koreano-jugore”, tha ai.

Përgatitje për një konflikt të mundshëm?!

Një nga skenarët më të mundshëm të një përplasjeje mes Kinës dhe SHBA-së lidhet me Tajvanin, ishullin demokratik vetëqeverisës që Pekini e konsideron pjesë të territorit të tij dhe ka paralajmëruar se mund ta bashkojë edhe me forcë.

Në rast se SHBA do të ndërhynte për mbrojtjen e Tajvanit, Marina amerikane do të duhej të dërgonte forcat përmes Paqësorit, ndërsa Kina do të përpiqej të godiste luftanijet amerikane dhe grupet e aeroplanmbajtëseve në distanca të mëdha.

Në verilindje të poligonit raketor ndodhet edhe një kompleks tjetër ushtarak, ku që prej vitit 2024 satelitët kanë zbuluar makete të avionëve amerikanë F-35 dhe F-22.

Sipas Newsweek, këto nuk janë të vetmet zona testimi të Kinës. Imazhet satelitore të publikuara në tetor treguan gjithashtu se Pekini ka zgjeruar kopjen e Pallatit Presidencial të Tajvanit dhe të ndërtesave të tjera shtetërore në Taipei në poligonin Zhurihe, në Mongolinë e Brendshme. Që në vitin 2015, mediat shtetërore kineze kishin publikuar pamje nga ky kompleks, të cilin analistët e konsiderojnë si një qendër stërvitjeje për një operacion të mundshëm të shpejtë kundër udhëheqjes politike dhe ushtarake të Tajvanit.

You Might Also Like

Ekonomia e Kinës rritet me 4.7% në gjysmën e parë të vitit 2026

Institucionet globale shfaqin optimizëm për perspektivën e rritjes së Kinës

Zëdhënësi: Prova me raketë strategjike e Kinës përputhet me ligjin dhe praktikat ndërkombëtare

Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur pas stuhive të forta

Kina e rrit nivelin e reagimit ndaj emergjencave nga përmbytjet në Guangxi në nivelin II

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?
Next Article Greqia në alarm nga zjarret, ishujt më të rrezikuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?