By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Greqia në alarm nga zjarret, ishujt më të rrezikuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Greqia në alarm nga zjarret, ishujt më të rrezikuar
Bota

Greqia në alarm nga zjarret, ishujt më të rrezikuar

admin
Last updated: 15/07/2026 13:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet greke kanë vendosur shërbimet e mbrojtjes civile në gatishmëri të shtuar për shkak të rrezikut shumë të lartë për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në disa rajone të vendit.

Sipas Ministrisë për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjen Civile, disa zona janë klasifikuar në nivelin e katërt të rrezikut, që nënkupton kushte atmosferike tepër të favorshme për përhapjen e shpejtë të flakëve.

Rreziku më i madh është shpallur në ishujt Hios, Lesbos, Samos dhe Ikaria, si edhe në rajonin e Dodekanezit dhe njësitë rajonale Lasiti e Heraklion në ishullin e Kretës.

Ndërkohë, niveli i tretë i rrezikut është në fuqi në Atikë dhe në disa zona të tjera ishullore dhe kontinentale të Greqisë.

Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr nga pakujdesia. Autoritetet këshillojnë të mos digjet bimësia e tharë apo mbetjet bimore, të mos përdoren mjete që krijojnë shkëndija, të shmangen punimet e saldimit, përdorimi i skarave në ambiente të hapura, si edhe hedhja e bishtave të cigareve në natyrë.

Autoritetet greke vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për të reaguar në rast të shpërthimit të vatrave të zjarrit.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sirena lufte?! Kina studion pikat e dobëta të anijeve luftarake amerikane
Next Article Mickoski nga Saraji: Qeveria mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ua kemi premtuar qytetarëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?