By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sistemi shëndetësor i BE-së, para një kërcënimi serioz/ Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e infermierë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sistemi shëndetësor i BE-së, para një kërcënimi serioz/ Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e infermierë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria
Shqipëri

Sistemi shëndetësor i BE-së, para një kërcënimi serioz/ Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e infermierë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

admin
Last updated: 23/01/2025 08:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024. Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë.

Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se. Shumica e vendeve europiane po përballen me mungesa të konsiderueshme në disa kategorive të punonjësve shëndetësorë për shkak të rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor si dhe reduktimit të orarit të punës të disa kategorive të punonjësve që synojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Këto mungesa të fuqisë punëtore në shëndetësi do të përkeqësohen në vitet e ardhshme, të nxitura nga dyfishimi i popullsisë së vjetër në njërën anë dhe plakjen e punonjësve të shëndetësisë në anë tjetër. Studimi vë në dukje se sistemi shëndetësor i BE-së është para një kërcënimi serioz. Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart në BE parashikohet të rritet nga 23% në 2023 në gati 30% deri në vitin 2050, kërkesa për shërbime shëndetësore pritet të rritet gjithashtu. Në anën e ofertës, një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë janë afër moshës së pensionit në një numër të konsiderueshëm vendesh të BE-së.

Këto zhvillime do të kërkojnë një fluks të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj shëndetësorë për ti zëvendësuar. Analiza të tjera kanë zbuluar tendenca shqetësuese, të tilla si nivele të larta të pakënaqësisë në punë midis punonjësve aktualë të shëndetësisë. Nivelet e pakënaqësisë janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19, në një kohë që ka rënë interesi për karrierën shëndetësore tek të rinjtë.

Sfidat e fuqisë punëtore do të kërkojnë një qasje të shumë-anshme, me disa politika që kanë ndikim në afat të shkurtër. Numri në rënie i aplikantëve për programet e infermierisë në disa vende nënvizon urgjencën për të bërë karrierën në infermieri më tërheqëse. Përmirësimi i kushteve të punës dhe shpërblimit të punonjësve shëndetësorë duhet të aplikohet si një hap i parë thelbësor dhe që parandalon një cikël vicioz dorëheqjesh. Shumë vende janë duke shikuar si zgjidhje rritjen e migrimit ndërkombëtar të punonjësve shëndetësorë në Europë si pjesë e strategjive që shumë vende po përdorin për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore.

Ndërsa rekrutimi i profesionistëve shëndetësorë të trajnuar nga jashtë mund të sigurojë një zgjidhje të shpejtë për nevojat e brendshme, mbështetja e tepërt në këtë qasje është joefikase dhe do të përkeqësojë mungesat në vendet e origjinës duke krijuar dobësi në sistemet shëndetësore të vendeve të destinacionit. Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara që teka po shkollon me fonde publike qindra dhe mijëra infermierë të cilët janë të destinuar për shtetet e huaja./ Monitor

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reshje dëbore në zonat malore/ Parashikimi i motit për sot, 23 janar 2025
Next Article Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?