By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situatë e qetë pas reshjeve në Shkodër, strukturat e emergjencave në gatishmëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Situatë e qetë pas reshjeve në Shkodër, strukturat e emergjencave në gatishmëri
Shqipëri

Situatë e qetë pas reshjeve në Shkodër, strukturat e emergjencave në gatishmëri

admin
Last updated: 16/11/2026 10:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Situata në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pavarësisht reshjeve të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe kapacitetet e bashkive vijojnë të jenë në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente.

Prefektura e qarkut Shkodër bën të ditur se në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri më tani nuk janë evidentuar problematika.

Nga monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë rezulton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar rreth 40 milimetra reshje shiu.

Megjithatë, nuk janë konstatuar problematika në argjinaturat mbrojtëse, kanalet kulluese apo në digën e rezervuarit të Shtodrit.

Ndërkohë, hidrovorët e Velipojës janë funksionalë dhe në gatishmëri për të operuar me kapacitet të plotë. Strukturat përgjegjëse vijojnë inspektimet në terren për monitorimin e situatës, evidentimin në kohë të problematikave të mundshme dhe marrjen e masave të nevojshme.

Prefekti i qarkut Shkodër po ndjek nga afër situatën, në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile të njësive të vetëqeverisjes vendore, me qëllim garantimin e bashkërendimit të veprimeve dhe menaxhimin efektiv të çdo emergjence të mundshme.

Ndërkohë në qytetin e Shkodrës, ekipet e ndërmarrjeve të bashkisë janë në terren, duke pastruar pusetat për të larguar ujin e grumbulluar nga reshjet e shiut në rrugë.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia
Next Article STUDIM – Personat me inteligjencë të lartë preferojnë macet si kafshë shtëpiake
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?