By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit
Kosovë

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit

admin
Last updated: 13/02/2026 09:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbrojtja e Rexhep Selimit do të vazhdojë deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale edhe gjatë ditës së sotme.

Avokati Geoffrey Roberts dje tha se klienti i tij është i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë.

Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ofruar asnjë dëshmi se Selimi ka shkruar komunikata dhe nuk ka as bazë për t’ia atribuuar këto përgjegjësi të akuzuarve, raporton Kp.

Derisa foli për pretendimet e Prokurorisë për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, avokati tha se nuk ka ekzistuar një gjë e tillë.

Ai gjatë deklaratës përmbyllëse, të cilën e filloi ditën e djeshme tha se “nëse e pyet Prokurorinë se a ka qenë Adem Jashari pjesë e NPK-së nuk mund të përgjigjet”.

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse nga ana e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit do të vazhdojë edhe sot, pastaj radha është e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Edhe ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kenë mundësi të mërkurën që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues.

Sot është dita e pestë prej kur kanë nisur deklaratat përmbyllëse të palëve.

Kjo fazë ka nisur me parashtrimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së.

Në Kuvendin e Kosovës mbrëmë është miratuar një rezolutë për gjykim të drejtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës, prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. /KP/

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i vranët dhe me shi në Shqipëri
Next Article Juventusi i vendos çmimin yllit të skuadrës pas interesimit nga Milani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?