By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot seanca e 10-të për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul për Albulena Haxhiun, opozita kundër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sot seanca e 10-të për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul për Albulena Haxhiun, opozita kundër
Maqedoni

Sot seanca e 10-të për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul për Albulena Haxhiun, opozita kundër

admin
Last updated: 03/05/2025 08:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot në orën 10:00 pritet të mbahet përpjekja e radhës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, pas gjashtë seancave të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetares së re të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si partia fituese e zgjedhjeve të fundit, ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash për të emëruar Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.

Në seancën e fundit, LVV, përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari, tentoi të ndryshojë mënyrën e votimit në përpjekje për të kaluar bllokadën, duke propozuar votimin e fshehtë. Sipas përfaqësuesve të saj, kjo metodë do t’u jepte deputetëve më shumë liri për të votuar pa presion politik. Kjo kërkesë, megjithatë, nuk u miratua.

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, përmes një reagimi të publikuar vonë të premten, përsëriti kërkesën për votim të fshehtë dhe i bëri thirrje opozitës që të mbështesë kandidaturën e Haxhiut. Sipas tij, një votim i tillë përkon edhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do të ndihmonte në tejkalimin e bllokadës institucionale.

Megjithatë, opozita ka treguar një qëndrim të prerë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuzoi ftesën e dytë të Albin Kurtit për një takim konsultativ, ndërsa partitë tjera opozitare kanë bërë të qartë se nuk do ta përkrahin kandidaturën aktuale të Vetëvendosjes, përveç nëse ajo ndryshon.

Vetëvendosja ka provuar gjithashtu të sigurojë përkrahjen e disa deputetëve të pavarur dhe të minoriteteve jo-serbe. Janë raportuar përpjekje për të bindur Fatmir Limajn dhe deputeten Duda Balje, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të mbështesë kandidaturën e Haxhiut. Limaj thuhet se kërkon një marrëveshje më të gjerë për bashkëpunim qeverisës, ndërsa Balje është në bisedime për t’iu bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.

Nëse edhe sot dështon zgjedhja e kryetares së Kuvendit, kriza institucionale mund të thellohet më tej. LVV mbetet përballë një vendimi të vështirë: të këmbëngulë në kandidaturën aktuale apo të hapë rrugë për një kompromis që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lutfi Haziri konfirmon se do të garojë për kryetar të Gjilanit
Next Article Moti sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?