By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruskel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sot takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruskel
Maqedoni

Sot takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruskel

admin
Last updated: 17/12/2024 10:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ditë më parë të dy palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ndërkaq zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditë më parë ka bërë të ditur se javët e fundit kanë qenë plot angazhime diplomatike dhe përpjekje për avancimin e prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Lajçak theksoi se udhëheqësit e rinj të BE-së, Presidenti i Këshillit, Costa, Përfaqësuesja e Lartë, Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim, Kos, që në javën e tyre të parë në detyrë, janë takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një mesazh të qartë se zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.

“Udhëheqësit e rinj të BE-së, që në javën e parë të tyre në detyrë, u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioritet”, është shprehur Lajçak, duke theksuar angazhimin e institucioneve evropiane ndaj rajonit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski theu tezën se punon kundër shqiptarëve: Japim 25 milionë euro për Universitetin Nënë Tereza, ndahen mjete për komunat me shumicë shqiptare
Next Article Gjendet i vdekur basketbollisti i njohur letonez, pranë trupit ka lënë një mesazh për ish-bashkëshorten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?