By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Kërkesa për interpelancë mbi fakte dhe jo shpifje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Kërkesa për interpelancë mbi fakte dhe jo shpifje
Shqipëri

Spiropali: Kërkesa për interpelancë mbi fakte dhe jo shpifje

admin
Last updated: 12/12/2024 13:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, kërkesa për interpelancë duhet të bazohet mbi të vërteta dhe në nevojën për kontroll parlamentar.

Në përgjigje të kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen “Becchetti”, Spiropali tha se, “ju vërtetë i keni bërë kërkesë Kuvendit për një interpelancë me Kryeministrin dhe sigurisht që referuar nenit 96 që përcakton dhe objektin e interpelancave dhe e them për sot, po e them edhe për çdo herë tjetër që kërkohet një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilën ne të gjithë e konsiderojmë shumë të rëndësishëm si mjet të kontrollit parlamentar, interpelanca është kërkesa me shkrim që i drejtohet kryeministrit, zv/kryeministrit, ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, mbi motivet, synimet, qëndrimet të Këshillit të Ministrave lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tij”.

Spiropali nënvizoi se, “në asnjë moment nuk thuhet që interpelanca nuk duhet të jetë e paraqitur e plotë apo të ketë fakte aty që nuk bazohen mbi asnjë fakt të këtij shteti, siç ju pretendoni që kërkesa për interpelancë bazohet mbi një pagesë të shtetit shqiptar për këtë shtetas. Kjo nuk ekziston dhe derisa të ma sillni, ju lutem, atëherë do të shqyrtohet me seriozitetin që meriton”.

Sigurisht, shtoi Spiropali, “që duhet patjetër të bazohet në të vërteta, të bazohet në nevojën për kontroll parlamentar dhe jo në nevojën për propagandë të ditës mbi fakte të pavërteta”.

“Bazuar në këtë paragraf të 3, të nenit 89 të Rregullores, Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos ta përfshijë interpelancën  në rend dite për çështje që nuk janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, në kuptimet e kompetencës që i ka dhënë nenit 85 e vijues i Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Spiropali.

“Jemi të gatshëm në çdo kohë, patjetër, unë do të ushtroj detyrën time kushtetuese. Bëjeni dhe ju lutem duke sjellë interpelanca që janë në formë, germë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe ato të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës”, u shpreh Kryeparlamentarja.

“Mos merrni fakte të paqena që nuk bazohen mbi asnjë dokument të shtetit shqiptar, t’i bëni copy-paste në një kërkesë për interpelancë, dhe atë t’ia sillni Kryetares së Kuvendit, e cila në çdo rast e ka paraqitur në Konferencën e Kryetarëve”, tha Spiropali.

“Asnjë interpelancë nuk është lënë pa trajtuar, po patjetër do të diskutohen dhe do të trajtohen interpelancat që janë të bazuara mbi fakte dhe në kërkesën për të nxjerrë në dritë interesin publik”, u shpreh Spiropali.

Kuvendi rrëzoi më pas me shumicë votash kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “Bechetti”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë në sallë
Next Article Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?