By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë
MaqedoniTOP LAJM

Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë

admin
Last updated: 22/01/2025 13:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në kumtesën zyrtare të kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, edhe pse ky i fundit u zotua se teksti do të rregullohet dhe do të jetë në përputhje me qëndrimin zyrtar të RMV-së ndaj Kosovës dhe jo në bazë të qëndrimeve personale të tij, raporton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Stoilkoviq ishte në shënjestrën e kritikave pasi u zbulua se në një kumtesë zyrtare lidhur me kampin sportiv “Serbia po ju thërret” të publikuar në ueb-faqen e ministrisë me të cilën ai udhëheq, Republikës së Kosovës i drejtohet me “Kosova dhe Metohija”, sikur të jetë funksionar i Serbisë dhe jo i Maqedonisë së Veriut.

Ai pas reagimeve të shumta, në një prononcim publik tha se teksti është marrë nga faqja e tij personale në Facebook dhe se do të përmirësohet në komunikimin zyrtar.

“Po, shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri, e ka marrë atë tekst nga Facebooku dhe ai tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim”, ka deklaruar për TV21 Stoilkoviq.

Në pyetjen gazetareske se si do ta quaj tash e tutje Republikën e Kosovës, Stoilkoviq deklaroi:

“Ajo që dua të ju shpjegoj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë “Kosovo dhe Metohija”, me rezolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë, si zëvendëskryeministër dhe ministër për marrëdhëniet mes bashkësive, do t’i respektoj obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e qeverisë maqedonase të sjellë në lidhje me këtë çështje”.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit përgjigjen se pse ende vazhdon të qëndrojë “Kosova dhe Metohija” te kumtesa për të cilën vet Stoilkoviq u zotua se do ta përmirësojë.

Raportet Kosovë- Maqedoni e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut e ka njohur Republikën e Kosovës më 8 tetor, 2008, vetëm disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008.

Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate për Portalb.mk, ka sqaruar qëndrimin e saj rreth veprimit të zëvendëskryeministrit Stoilkoviq.

“Republikën e Kosovës e kemi njohur në vitin 2008 dhe si shtet kemi lidhur një sërë marrëveshjesh bilaterale. Si Qeveri, informojmë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet dhe të veprojnë në përputhje me vendimet, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të vendit”, thanë nga zyra e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Portalb.mk.

Kujtojmë se, Republikës së Kosovës nuk i ka bërë përshtypje aspak që një zyrtar i Maqedonisë së Veriut, me prejardhje serbe, në komunikim zyrtar Kosovës i drejtohet me “Kosova dhe Metohija”. As nga Qeveria e Kosovës dhe as nga Ambasada e Kosovës në Shkup nuk u deklaruan për këtë.

Ndryshe, vitin që lamë pas, në aspektin e raporteve Kosovë- Maqedoni e Veriut, shënoi dy momente delikate në raport me Kosovën. Më 10 shkurt 2024 u raportua për një plan atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në Shkup, që më pas u tha se nuk ishte e vërtetë. Ndërsa më 2 gusht 2024 presidentja Vjosa Osmani u pengua në Aeroportin e Shkupit, ku u tentua t’i merret telefoni. Por, se dy vendet kanë raporte të mira u theksua në seancën e përbashkët qeveritare, që u mbajt më 18 nëntor 2024 në Prishtinë .

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa projekte të përbashkëta që i kanë filluar, si pikat e përbashkëta kufitare “One Stop Shop” dhe rruga ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?
Next Article Propozim-vendimi për rregullimin e koeficientëve për përcaktimin e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve është mbështetur nga Komisioni Parlamentar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?