By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stojkoviq: Barrikadat në Urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stojkoviq: Barrikadat në Urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri
Maqedoni

Stojkoviq: Barrikadat në Urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri

admin
Last updated: 16/08/2024 10:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka deklaruar se barrikadat në Urën e Ibrit po u dërgojnë mesazh të rremë serbëve në veri të Kosovës se gjoja “territori i veriut të Kosovës do të integrohet në Serbi dhe jo në Kosovë”. Konsideron se përmes tyre, autoritetet serbe po i mbajnë nën kontroll dhe manipulojnë serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

“Kjo është e vetmja arsye pse autoritetet në Beograd duan që ato barrikada të vazhdojnë. Interesi i serbëve nga Kosova nuk është fokusi i tyre. Interesi real i serbëve nga Kosova është që të barazojnë të drejtat e tyre me të drejtat e qytetarëve evropianë dhe kjo mund të arrihet vetëm me: hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare; pranimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në X.

Mos hapja e urës, Stojkoviq thotë se e pengon trashëgiminë e Evropës dhe se mendimet e imponuara nga autoritetet serbe në këtë drejtim, kanë një kosto shumë të madhe.

“Barrikadat në urë i pengojnë këto procese dhe nuk përfaqësojnë as trashëgiminë e Evropës, as trashëgiminë e Bashkimit Evropian, as nuk janë pasqyrim i së ardhmes së dëshiruar as të serbëve në Serbi dhe as të serbëve në veri të Kosovës. Mendimet e gabuara të imponuara nga autoritetet në Beograd në këtë drejtim kanë një kosto të madhe, e cila reflektohet në varfërimin e rajonit, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse aty ku është ngrirë konflikti, ngrihet edhe ekonomia. Dhe aty ku ka ende barrikada në ura – ka edhe barrikada për investime dhe zhvillim ekonomik”, përfundon ai.

Ditëve të fundit ka pasur qëndrime të ndryshme të ndërkombëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit. Ndërsa sipas disa ekspertëve, asnjëherë nuk ka pasur moment më të favorshëm për hapjen e saj.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OBRM-PDUKM: Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembulli pse duhet të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve
Next Article Barcelona është gati të shesë menjëherë tre lojtarë për të regjistruar pesë yje përpara sezonit të ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?