By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët shqiptarë falënderojnë ambasadat, kërkojnë monitorim të protestës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët shqiptarë falënderojnë ambasadat, kërkojnë monitorim të protestës
Maqedoni

Studentët shqiptarë falënderojnë ambasadat, kërkojnë monitorim të protestës

admin
Last updated: 03/04/2026 16:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Unionet e studentëve shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë publikuar një njoftim dhe falënderim drejtuar përfaqësive diplomatike në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar njëkohësisht vëzhgimin e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Në letrën drejtuar ambasadave, studentët shprehin mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që, sipas tyre, përfaqësitë diplomatike kanë dhënë në zhvillimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe promovimin e shtetit të së drejtës në vend.

“Angazhimi juaj në mbështetje të arsimit, barazisë dhe prosperitetit të përgjithshëm ka qenë dhe mbetet i një rëndësie të veçantë për shoqërinë tonë,” thuhet në njoftim.

Studentët bëjnë të ditur se protesta do të mbahet më 6 prill në Shkup, duke nisur nga ora 12:30, nga Ura e Gurit. Sipas tyre, qëllimi i protestës është realizimi i një të drejte të garantuar me Kushtetutë dhe ligj – mundësia që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Ata theksojnë se, megjithëse kjo e drejtë është e sanksionuar në kuadrin ligjor, ajo nuk zbatohet në praktikë, duke krijuar pabarazi për studentët që ndjekin studimet në gjuhën shqipe.

“Kjo e drejtë vazhdon të mos zbatohet në praktikë, duke krijuar pabarazi të vazhdueshme për studentët e drejtësisë,” theksohet në letër.

Në vijim, studentët u bëjnë thirrje përfaqësuesve diplomatikë që, në kuadër të rolit të tyre në promovimin e standardeve demokratike, të monitorojnë këtë proces dhe zhvillimet që lidhen me këtë çështje.

“Ju ftojmë që, në kuadër të mandatit tuaj, të monitoroni këtë proces dhe zhvillimet që lidhen me këtë çështje,” thuhet më tej.

Studentët sigurojnë se protesta do të jetë paqësore dhe dinjitoze, në përputhje me vlerat demokratike, duke theksuar përkushtimin e tyre për një qasje të përgjegjshme dhe qytetare.

Kjo thirrje vjen në prag të protestës së paralajmëruar, e cila pritet të mobilizojë studentët shqiptarë në kërkesën për barazi në sistemin arsimor dhe respektimin e të drejtave gjuhësore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paguani detyrimet tatimore ose ua bllokojmë llogaritë bankare, tërheqë vërejtjen komuna e Tearcës
Next Article Mexhiti i përgjigjet Ahmetit për letrën e hapur lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?