By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut iu bëjnë thirrje politikanëve të tyre të mbështesin protestën për gjuhën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut iu bëjnë thirrje politikanëve të tyre të mbështesin protestën për gjuhën
MaqedoniTOP LAJM

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut iu bëjnë thirrje politikanëve të tyre të mbështesin protestën për gjuhën

admin
Last updated: 04/04/2026 00:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 03 prill, argument.mk/ – Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sot iu kanë bërë thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë të vendit që të bashkohen protestës së tyre në Shkup , e cila do të mbahet të hënën (6 prill), për të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga ministër maqedonas, që t’iu lejojë atyre të kalojnë provimin e juridprudencës në gjuhën e tyre amtare.

Pas thirrjeve të mëparshme drejtuar profesorëve, avokatëve dhe profileve të tjera të shoqërisë akademike dhe profesionale shqiptare në vend, sot thirrja iu është drejtuar edhe ligjvënësve, kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të kuvendeve komunale, në protestë kundër ministrit Igor Filkov.

“Të nderuar deputetë, kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë, të gjithë ju, pavarësisht nga partitë, jeni të ndarë pas emblemave partiake, por ne kemi një gjuhë të përbashkët shqiptare. Prandaj, më 6 prill, të hënën, në orën 12:30, rreshtohuni pas studentëve në Shkup. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe ju duhet ta mbështesni atë,” tha një student në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Filkov nga partia ZNAM mbështetet nga Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se ligji aktual për provimin e jurisprudencës  nuk lejon studentët shqiptarë të përdorin gjuhën amtare në provim, sepse sipas tyre duhet një ligj i veçantë për këtë.

Politikanët shqiptarë, si ata që janë pjesë e koalicionit qeverisës me Mickoskin, ashtu edhe ata të opozitës, nuk pajtohen me këtë interpretime te Filkovit dhe Mickoskit.

Anëtarët e opozitës shqiptare kanë paralajmëruar se mohimi i të drejtës së shqiptarëve për të përdorur gjuhën e tyre, siç po ndodhë së fundi në provimin e juridprucencës  dhe në disa struktura të Ministrisë së Brendshme, është shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve, që rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet ndër-etnike në vend.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rreth 100 punëtorë në Koçan mbeten pa punë, protesta për pagat e papaguara
Next Article Moti sot
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?