By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani: Bazilika e Ladorishtit, një pasuri e harruar që ka nevojë urgjente për restaurim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani: Bazilika e Ladorishtit, një pasuri e harruar që ka nevojë urgjente për restaurim
Maqedoni

Sulejmani: Bazilika e Ladorishtit, një pasuri e harruar që ka nevojë urgjente për restaurim

admin
Last updated: 27/02/2025 12:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Deputeti i Koalicionit VLEN, Salim Sulejmani, së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Lokale, z. Xhevdet Dauti, Kryetarin e Rinisë së fshatit Ladorisht, Altin Lena, dhe aktivistin Shkelzen Hajrullai gjatë ditës së sotme kanë vizituar Bazilikën e fshatit Ladorisht, e cila daton nga shekulli VI, dhe është një prej monumenteve më të rëndësishme kulturore dhe historike të rajonit të Strugës dhe më gjerë. Deputeti Ibrahimi ka shkruar se gjatë vizitës së këtij monumenti kanë pasur mundësinë të vizitojmë nga afër këtë monument dhe të shohim gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet.

Ky monument i jashtëzakonshëm, siç ka shkruar Ibrahimi, është një dëshmi e pasur e trashëgimisë iliro-arbërore, i cili reflekton zhvillimin e artit dhe arkitekturës në periudhën e hershme të Gadishullit  Ballkanik.

Ai ka shkruar se Bazilika është një thesare që ruan vlera të paharrueshme, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë arkeologjik.

“Për fat të keq, kjo pasuri ka rënë në harresë dhe është lënë në mëshirën e fatit, ndërsa Komuna e Strugës ka dështuar plotësisht në mbrojtjen dhe ruajtjen e saj. Komuna jo vetëm që nuk ka treguar asnjë interes për këtë monument të rëndësishëm, por asnjë veprim për restaurimin dhe konservimin e tij nuk është bërë që nga shpallja e tij si pasuri kulturore. Po ashtu, Muzeu Arkeologjik dhe Ministria e Kulturës janë inaktive, duke lënë një pasuri të tillë në një gjendje katastrofike. Si deputet i zonës, urgjentisht do të kërkoj që të ndërhyhet dhe të bëhet e mundur rinovimi dhe restaurimi i këtij monumenti të jashtëzakonshëm, i cili është një pasuri e pazëvendësueshme për historinë dhe kulturën Ilire dhe Arbërore të Strugës”, ka shkruar Sulejmani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Kocevski rrënoi besimin e qytetarëve në Drejtësi, ai duhet të shkarkohet menjëherë
Next Article Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” Shkup me sukses e përfundoi pjesmarrjen në festivalin botërorë më Emiratet e Bashkuara Arabe Sharjah Dubai 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?