By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani: Studentët kanë të drejtë të kërkojnë provimin në shqip dhe të protestojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani: Studentët kanë të drejtë të kërkojnë provimin në shqip dhe të protestojnë
Maqedoni

Sulejmani: Studentët kanë të drejtë të kërkojnë provimin në shqip dhe të protestojnë

admin
Last updated: 05/04/2026 01:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars, argument.mk/ – Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Driton Sulejmani ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo është një e drejtë legjitime.

Në një reagim publik në fejsbuk profilin e tij, Sulejmani u shpreh se studentët janë plotësisht në të drejtën e tyre jo vetëm për të kërkuar zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe, por edhe për të protestuar për realizimin e kësaj kërkese.

“Të dashur studentë, jeni në të drejtën e plotë për kërkesën tuaj që provimin e jurisprudencës ta jepni në gjuhën shqipe. Gjithashtu, jeni në të drejtën e plotë që të protestoni për kauzën tuaj. Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj”, shkruan Sulejmani.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes ndaj, siç i quan ai, tentativave për përfitime politike nga kjo çështje, duke kritikuar opozitën për qasjen e saj.

“Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj”, thekson ai.

Në të njëjtën kohë, Sulejmani ka kundërshtuar idenë e bashkimit mes pozitës dhe opozitës për këtë çështje, duke vlerësuar se përgjegjësitë për situatën aktuale janë të ndara.

“Lërini thirrjet e kota të tipit ‘bëhuni bashkë opozitë e pozitë’, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj”, shton ai.

Sulejmani shprehet i bindur se, pavarësisht zhvillimeve dhe protestave, studentët në fund do ta realizojnë kërkesën e tyre për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dauti dhe Berisha mobilizojnë studentët për protestën e 6 prillit
Next Article Sot mot me diell dhe temperatura deri në 22°C
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?