By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Buxheti 2026 jo në interes të qytetarëve, duhen masa për minimumin jetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Buxheti 2026 jo në interes të qytetarëve, duhen masa për minimumin jetik
Shqipëri

Tabaku: Buxheti 2026 jo në interes të qytetarëve, duhen masa për minimumin jetik

admin
Last updated: 27/11/2025 14:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi sot nen për ne dhe në tërësi projektligjin për buxhetin e vitit 2026.

Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se propozimet e opozitës për projektligjin e buxhetit të vitit 2026 nuk janë reflektuar.

Tabaku tha se qeveria duhet të marrë masa për caktimin e minimumit jetik.

“Ne kemi diskutuar në ketë komision për minimumin jetik dhe më vjen keq që me ligjin e buxhetin e shtetit koncepti i minimumit jetik nuk njihet. Është shumë e vështirë për një familje shqiptare që të jetojë me pagesën sociale që i jep qeveria shqiptare, ndërkohë që shpenzimet për një familje shkojnë për 90 mijë lekë të reja”, u shpreh Tabaku.

“Qeveria duhet të marrë masa menjëherë për prezantimin e minimumit jetik, nëse jo me buxhetin e shtetit ne jemi të hapur dhe me anëtarët dhe me kolegët e opozitës propozimin ligjor ta sjellim dhe ta prezantojmë, por fakti që sot buxheti i shtetit vjen për vitin e 13-të radhazi pa asnjë ndryshim dhe reflektim në mbështetjen sociale dhe minimumin jetik për ne është e papranueshme”, tha Tabaku.

Tabaku u ndal edhe tek pensionet.

“Një element shumë i rëndësishëm për një jetesë dinjitoze dhe e drejtë kushtetuese për mbulimin e shpenzimit të jetesës, janë pensionet. Ky buxhet përsëri nuk sjell asnjë politikë të re pensionesh. Bonusin e fundvitit qeveria ka vendosur që ta shpërndajë për 12 muaj. Kjo nuk i lejon pensionistët që të jetojnë dhe të kenë një jetesë dinjitoze dhe nuk i lejon ata të përballen me rritjen e çmimeve të shportës”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se gjithashtu se “dhe në këtë projektbuxhet nuk ka asnjë reflektim për zgjidhjen e çështjes së pronës, kjo vjen si rezultat i një ligji të dështuar i cili është rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese”.

Sa i takon pagës minimale, Tabaku tha se “paga minimale që qeveria propozon të rrisë sjell një efekt shtesë në te ardhura që do të paguhet nga punëmarrësi dhe punëdhënësi. Është një masë e pashoqëruar me mbështetje nga ana e qeverisë, sjell rritje të taksave për qytetarët shqiptarë”.

Deputetja e PD-së tha gjithashtu se Paqja Fiskale është në shkelje të Kushtetutës dhe cenon barazinë para ligjit.

“Në gjykimin tonë disa nga propozimet e projektligjeve financiare që kanë efekte në këtë buxhet janë edhe në shkelje të Kushtetutës dhe një prej tyre është Paqja Fiskale. Paqja Fiskale cenon barazinë para ligjit, do të stimulojë edhe informalitetin në të ardhmen do të nxisë mospagesën e taksave, është e paqartë se cilët do të jenë përfituesit”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se “opozita nuk ka për të mbështetur buxhetin. Ky buxhet nuk është në shërbim të qytetarëve dhe fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të interesave të tyre”.

You Might Also Like

Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Bardhi kritika ndaj SPAK për çështjen Balluku: Të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati tregon a ka LVV marrëveshje me ndonjë parti për koalicion parazgjedhor
Next Article Mbi 1 milion pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në tetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?