By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, masë që do të lehtësonte faturat e familjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, masë që do të lehtësonte faturat e familjeve
Shqipëri

Tabaku: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, masë që do të lehtësonte faturat e familjeve

admin
Last updated: 10/01/2025 15:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë masë si të papërfillshme për qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me kosto të larta jetese dhe barrën më të madhe fiskale në rajon.

“Kjo ulje prej një leku që po bëjnë as nuk i ul, as nuk i ngre të ardhurat e qytetarëve,” theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se familjet shqiptare vazhdojnë të përballen me një sistem të rënduar dhe të paadresuar të sektorit energjetik.

Tabaku nënvizoi gjithashtu gjendjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke e cilësuar atë si një kompani me borxhe të akumuluara dhe detyrime të prapambetura nga institucionet publike.

Sipas saj, pretendimi se OSHEE është një kompani me të ardhura të qëndrueshme është thjesht një fasadë.

Deputetja paraqiti një plan konkret me tri masa që do të ndihmonin, sipas saj, qytetarët dhe do të riformësonin sektorin energjetik.

“Reduktimi ose heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që do të lehtësonte direkt faturat e familjeve.

Mbështetje për shtresat më në nevojë, për të përballuar koston e lartë të energjisë.

Diversifikimi i burimeve energjetike dhe menaxhim më i mirë i sektorit, për të shmangur klientelizmin dhe investimet e paefektshme”, tha Tabaku.

Tabaku theksoi se masat e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të pakonsultuara me nevojat reale të qytetarëve.

“Zgjidhjet janë të thjeshta, por kërkojnë vullnet dhe transparencë,” përfundoi ajo.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Deputetët të udhëtojnë për takime me diasporën
Next Article SPAK: Nuk ka asnjë kallëzim apo procedim penal ndaj Pandeli Majkos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?