By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Lufta kundër korrupsionit përmes ndërtimit të një ekonomie të drejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Lufta kundër korrupsionit përmes ndërtimit të një ekonomie të drejtë
Shqipëri

Tabaku: Lufta kundër korrupsionit përmes ndërtimit të një ekonomie të drejtë

admin
Last updated: 09/12/2024 12:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se lufta kundër korrupsionit bëhet përmes ndërtimit të një ekonomie të drejtë, me më shumë mundësi për biznesin, kosto më të ulëta dhe më shumë ndershmëri.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Tabaku u shpreh se kriza e vërtetë, që duket qartë në numrin alarmant të shqiptarëve që zgjedhin emigracionin, buron pikërisht nga korrupsioni i thellë që ka pllakosur çdo cep të vendit tonë.

“Korrupsioni është kudo, në çdo institucion. Ti nuk mund të marrësh as shërbimin më të thjeshtë pa një ryshfet. Ky është realiteti i përditshëm i mijëra qytetarëve, të cilët përballen me një ekonomi të rrënuar. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 55%, pagat janë më të ulëtat në rajon dhe çdo mundësi zhvillimi mbytet nga korrupsioni”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, “Kadastra është kthyer në një makth, ku të varfrit nuk kanë më as pronat e tyre, ndërsa të pasurit përfitojnë gjithçka”.

“Ky është një tjetër shembull i qartë se si buxheti i shtetit është kthyer në një arkë private për një elitë të vogël, ndërsa shumica e shqiptarëve varfërohet çdo ditë. Sa më shumë thellohet varfëria, aq më shumë taksa paguajnë qytetarët, duke u bërë burim i pashtershëm për sistemin korruptiv”, shtoi Tabaku.

Sipas saj, “për 11 vite me radhë, socialistët kanë shkatërruar çdo të ardhur të ndershme, duke bërë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve”.

“Ndërkohë, shërbimet publike degradojnë dhe qytetarët mbeten pa mbështetje. Sot, Shqipëria është e kapur nga një elitë që sundon shumicën për interesat e një pakice të korruptuar. Parlamenti është kthyer në noter të interesave të kësaj pakice, ndërsa ligjet e “qepura me porosi” nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Koha për ndryshim ka ardhur. Paratë e shqiptarëve nuk duhet të shkojnë për një pakicë të privilegjuar, por për mirëqenien e të gjithëve. Ne nuk mund të pranojmë më një sistem që ushqehet nga korrupsioni. Shqiptarët meritojnë një vizion të ri dhe një angazhim për ndershmëri dhe llogaridhënie”, u shpreh Tabaku.

You Might Also Like

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Pirdeni: Hapa domethënës nga institucionet publike
Next Article Nuk deklarohet për dialogun Kosovë-Serbi, por Terras thotë se Kosova do të ndihmohet në rrugën e saj drejt BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?