By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: PD, alternativa për një ekonomi më të hapur dhe pensione më të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: PD, alternativa për një ekonomi më të hapur dhe pensione më të larta
Shqipëri

Tabaku: PD, alternativa për një ekonomi më të hapur dhe pensione më të larta

D. V.
Last updated: 18/03/2025 12:41
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku thekson angazhimin e diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Tabakut, grupe të organizuara në Itali, Greqi, SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar po punojnë intensivisht për të mbështetur Partinë Demokratike dhe për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

“Kam pasur dhjetëra takime me shqiptarët e diasporës, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim: ekonominë e rrënuar, pensionet e ulëta dhe mungesën e meritokracisë”, u shpreh Tabaku në mesazhin e saj.

Ajo theksoi se shumë shqiptarë të larguar i përkasin shtresës së mesme dhe janë detyruar të emigrojnë për shkak të një sistemi që ka kapur ekonominë dhe nuk u jep mundësi qytetarëve të ndershëm të ecin përpara.

Deputetja demokrate vuri theksin te rëndësia e zgjedhjeve të 11 majit si një mundësi për ndryshim. Tabaku u shpreh se diaspora është e vendosur të votojë për alternativën e PD-së, e cila premton një ekonomi më të hapur, pensione më të larta, një minimum jetik prej 200 eurosh dhe pesë vite pa taksa për të gjithë sipërmarrësit e rinj.

“Diaspora do të votojë për alternativën e Partisë Demokratike, për t’i bërë gjërat ndryshe dhe më mirë. Ata kërkojnë një Shqipëri që i mirëpret dhe u krijon mundësi për t’u kthyer, një vend ku të mos jetojnë me kokën këtej, me zemrën këtu dhe me mendjen gjithmonë të lidhur me atdheun”, tha Tabaku.

“Ne duam që shqiptarët të mos jetojnë më me kokën jashtë, me zemrën këtu dhe me mendjen të lidhur gjithmonë me Shqipërinë. Ne duam një Shqipëri që u krijon mundësi të gjithëve, veçanërisht fëmijëve tanë”, përfundoi Tabaku.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Google me shirit të zisë në nderë të viktimave të Koçanit
Next Article Aspasiev pyet VMRO-DPMNE: Pse po e amnestoni kryetarin e Koçanit ndërsa arestoni peshkun e vogël, publikon një formular

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?