By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Qeveria mungesë vullneti në zbatimin e Reformës Zgjedhore sipas OSBE-ODIHR
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Qeveria mungesë vullneti në zbatimin e Reformës Zgjedhore sipas OSBE-ODIHR
Shqipëri

Tabaku: Qeveria mungesë vullneti në zbatimin e Reformës Zgjedhore sipas OSBE-ODIHR

admin
Last updated: 20/09/2024 12:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Çështjeve Evropiane, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësimet e saj lidhur me Udhërrëfyesin për Integrimin në Bashkimin Evropian.

Tabaku u shpreh se qeveria dhe shumica socialiste ka treguar mungesë vullneti politik në implementimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Tabaku vuri në dukje se, një sërë masash, të cilat fillimisht ishin planifikuar për periudhën 2023-2024, janë shtyrë për në vitin 2025 dhe madje disa deri në 2030. “Kur nuk janë kryer ndryshime deri më tani, cila është garancia që jepni ju se do të bëhen në vijim dhe që janë të thjeshta?” u shpreh ajo, duke theksuar mungesën e veprimit konkret nga ana e qeverisë.

“Mungesë e vullnetit politik për të ndërmarrë një reformë zgjedhore sipas këshillave të OSBE-ODIHR. Plotësimi i vendeve vakante: Aktualisht, 22 vende vakante në institucione publike presin të plotësohen nga Kuvendi”, tha Tabaku.

Tabaku theksoi se, kjo vonesë dëmton funksionimin institucional.

Për ndryshimet ligjore, Tabaku nënvizoi nevojën për ndryshime në ligjin për shoqërinë civile, ligjin e konfliktit të interesit dhe ligjin për sponsorizimin e partive politike.

Për aksesin në fondet publike, Tabaku u shpreh se, “si mund të sigurohet që e gjithë shoqëria civile të ketë akses në fondet publike, duke vënë në dukje mungesën e transparencës dhe barazisë”.

Tabaku përfundoi duke theksuar se udhërrëfyesi aktual është “shumë larg realitetit” dhe se qeveria nuk ka dëshirë të implementojë ndryshimet e nevojshme. “Një veprim i tillë qartazi është dëshmi e vullnetit të munguar të qeverisë,” deklaroi ajo.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manastriliu: Program të përbashkët mes diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare
Next Article Kryenegociatorja Dhuka: 118 masa reformuese për përmirësimin e demokracisë dhe funksionimit të institucioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?