By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku takon Hofreiter: Integrim do të thotë shtet i së drejtës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku takon Hofreiter: Integrim do të thotë shtet i së drejtës
Shqipëri

Tabaku takon Hofreiter: Integrim do të thotë shtet i së drejtës

admin
Last updated: 29/09/2026 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane të Bundestagut gjerman, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Gjermania ka shqetësime lidhur me sundimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe respektimin e standardeve të grupkapitullit “Themeloret”.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet përpara një zgjedhjeje të qartë: një Shqipëri që ecën drejt Bashkimit Europian, apo një Shqipëri që largohet prej tij dhe prej vlerave europiane.

“Integrimi nuk është propagandë. Ai do të thotë një shtet i së drejtës, ku drejtësia nuk pengohet nga forca e kartonëve në Parlament dhe ku ligjbërja nuk shndërrohet në noteri të interesave të një pakice”, theksoi ajo.

Tabaku theksoi më tej se “nëse sot jemi pas Malit të Zi dhe ende të papërgatitur, kjo është pasojë e një qeverisjeje që nuk ka vullnet të zbatojë as frymën, as germën e ligjeve të BE-së”.

Sipas saj, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, çështja e Aeroportit të Vlorës dhe mbrojtja politike që po i bëhet ish-zëvendëskryeministres janë prova konkrete të kësaj mungese vullneti.

“Beteja jonë është për një Shqipëri europiane në ligje, në institucione dhe në standard”, nënvizoi ajo.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Next Article Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj: Profili rus paralajmëron sulm ndaj familjes së tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?