By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Të fundit në rajon për situatën ekonomike, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Të fundit në rajon për situatën ekonomike, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë
Shqipëri

Tabaku: Të fundit në rajon për situatën ekonomike, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë

admin
Last updated: 14/04/2024 10:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikujtuar marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal që është një mundësi për Shqipërinë, por që nuk dihet se sa e suksesshme do të jetë në rastin e Shqipërisë.

Deputetja demokrate, thotë se Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon situatës ekonomike.

Ajo rendit disa nga problematikat, ndërsa thekson se ne duhet patjetër që të ndihmojmë njerëzit, qytetarët, studentët po ajo që është më e rëndësishme bizneset.

Reagimi:

“Java e fundit ka qenë e përqëndruar tek procesi i integrimit.
Tani, gjithë këto diskutimet që bëjmë ne. Këto ligjet e gjata që miratojmë, në thelb çfarë sjellin?

Ajo që kemi treguar dje ka qenë se Shqipëria ndodhet pas gjithë vendeve të rajonit.

Ndodhet pas në rritje ekonomike! Ndodhet pas në punësim!

Ndodhet pas sa i takon pagave ku sipas Bankës Botërore ne kemi rrogat 30% më të ulëta se sa rajoni, çështjeve sociale ku buxheti jonë ka më pak se sa rajoni me as 5% e PBB, ndodhet e para për varfërinë ku 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë.

Dhe ne duhet patjetër që të ndihmojmë, njerëzit, qytetarët, studentët po ajo që është më e rëndësishme bizneset.

E sidomos bizneset e vogla që të aftësohen, që të ngrejnë kapacitetet dhe që të bëjnë të mundur që këtë procesin e integrimit ta përkthejmë në cilësi më të mirë produktesh, në cilësi më të mirë shërbimesh dhe të përfitojnë nga ndihma e Bashkimit Europian që me marrëveshjen e miratuar dje; fatmirësisht do të manaxhohet nga Bashkimi Europian vendos në dispozicion shumë fonde për tregun e përbashkët.

Këtë duhet të bëjë Shqipëria! Këto standarde duhet arrijë Shqipëria për ta kthyer procesin për qytetarët jo për politikanët”, shkruan Tabaku.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë
Next Article Dita e njëmbëdhjetë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?