By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tahiri: Sesioni pranveror i Kuvendit, periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe shtetit demokratik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tahiri: Sesioni pranveror i Kuvendit, periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe shtetit demokratik
Maqedoni

Tahiri: Sesioni pranveror i Kuvendit, periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe shtetit demokratik

admin
Last updated: 02/08/2024 13:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit ka thënë se ishte periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe vlerave të shtetit demokratik, raporton Ekonomia Online.

Tahiri, në një konferencë për media, tha se GP i PDK-së është angazhuar në vazhdimësi që të ndalë projektet dhe iniciativat e dëmshme të Qeverisë Kurti, e cila e ka shpërfillur Kuvendin dhe e ka braktisur përgjegjësinë dhe llogaridhënien para qytetarëve.

“Sesioni pranveror ka filluar në fund të janarit të këtij viti me mbi 30 pika të papërfunduara të sesionit vjeshtor dhe po ashtu po e mbyllim këtë sesion me diku 30 pika të papërfunduara. Kjo tregon për efikasitetin e punës së këtij Kuvendi”, theksoi ai.

PDK ka fituar betejat kushtetuese për anulimin e Ligjit për Byronë Shtetërore dhe për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil, si dhe ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Beteja e parë që ka të bëj me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte një iniciativë që binte ndesh me rendin tonë kushtetues që Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë pretendimeve tona. Dhe, në anën tjetër ishte edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e cila ishte një iniciativë për ta rrënuar shërbimin civil në Republikën e Kosovës, një investim 20 vjeçar nga fondet tona si taksapagues të shtetit dhe nga fondet e BE”, tha Tahiri.

PDK ka propozuar themelimin e katër Komisioneve Hetimore, atë për shlyerjen e borxheve milionëshe ambalazhuesve të ujit nga Ministria e Mjedisit, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarret në IML, për kontratat njëburimore nëpër ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore, për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Gjatë këtij sesioni GP i PDK-së ka iniciuar katër Komisione Hetimore, ku vetëm një prej tyre kemi arritur që ta themelojmë [për subvencionimin e teksteve shkollore] dhe në fund edhe puna e tij na është bllokuar”, tha Tahiri.

Gjatë sesionit pranveror, PDK ka iniciuar disa debate parlamentare, atë për arratisjen e personave të dënuar, atë për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për emigrimin e qytetarëve nga Republika e Kosovës, për tërheqjen e tri projektligjeve kundërkushtetuese nga shqyrtimi në Kuvend, si dhe për shkarkimin e Bordit të RTK-së.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Denoncimi i PD, Kaso: Rama ka përfituar tokë në Vuno
Next Article Urim nga ministri Misajllovski me rastin e Ilindenit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?