By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim Bozhinovska – Lorkovski në Baku: Përshtatja e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim Bozhinovska – Lorkovski në Baku: Përshtatja e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane
Maqedoni

Takim Bozhinovska – Lorkovski në Baku: Përshtatja e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane

admin
Last updated: 14/11/2024 13:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Vendi ynë mbetet fuqishimisht i përkushtuar në përshtatjen e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane, me qëllim nxitja e rritjes ekonomike dhe ruajtja e mjedisit natyror për gjeneratat e ardhshme. Këtë e theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në takimin e sotëm me përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjietikës, si dhe në takimin bilateral me drejtorin e Sekretariatit evropian për Energjetikë, Artur Lorkovski, në kuadër të Samitit klimatik në Baku, Azerbajxhan.

“Ne mbetemi partner aktiv të Komunitetit të Energjetikës dhe jemi të përkushtuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në tranzicionin energjetik”, theksoi Bozhinovska, duke nënvizuar se vendi ynë bën të gjitha përpjekjet që ndryshimet të bëhen me kohë dhe efektive.

Takimi u përqëndrua në tema me rëndësi strategjike për rajonin, mes të cilëve progresi i vendeve në fushën e energjetikës dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, integrimi i tregjeve të gazit natyror, si dhe mbështetja për tranzicionin e energjetikës së gjelbër.

Lorkovski theksoi përkushtimin e Bashkësisë energjetike për promovimin e bashkëpunimit energjetik dhe përkrahjen e rajonit në zbatimin e politikave për caktimin e çmimit të emetimit të karbonit, që është hap kyç në drejtim të integrimit energjetik me Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, kjo inciativë është njëpjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Gjelbër evropiane, e cila po zbatohet për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjate të energjetikës në rajon.

Ministrja Bozhinovska shprehu mbështetjen e saj për iniciativat e përbashkëta.

Ajo e informoi Lorkovskin se Propozim ligji për energjetikë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER) dhe të gjithë mund të njihen me përmbajtjen e propozim tekstit. Drejtori Lorkovski ka shprehur kënaqësi dhe paralajmëroi se ai dhe ekipi i tij do ta shqyrtojnë propozim ligjin dhe do të japin propozimet e tyre, e me qëllim që ligji të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

“Përfaqësuesit e dy institucioneve ranë dakord për rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve në rajon për një zbatim sa më të suksesshëm dhe më të shpejtë të reformave kyçe energjetike”, kumtuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Kampusit të UNT-së do ia kenë lakmi të gjitha universitetet – akuzat e BDI-së janë qesharake!
Next Article MASH: Është avancuar koncepti i arsimit fillor, konform sugjerimeve të mësimdhënësve dhe opinionit profesional

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?