By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim Durmishi-Mesec: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë për avancimin e tregut të punës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim Durmishi-Mesec: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë për avancimin e tregut të punës
Maqedoni

Takim Durmishi-Mesec: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë për avancimin e tregut të punës

admin
Last updated: 12/12/2024 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot takim dypalësh me Lluka Meste, Zëvendës Kryetarin e Qeverisë dhe ministër i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë.

Durmishi, siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë së Punës, në fillim të takimit, vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh që kanë Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, i cili në vazhdimësi është miqësor dhe pa çështje të hapura, i bazuar në miqësinë tradicionale, partneritetin e fortë strategjik dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen shumëvjeçar konstruktive si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

“Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, kam kënaqësinë të them se në periudhën e kaluar nuk janë regjistruar vështirësi të mëdha apo çështje të hapura në lidhje me kushtet në të cilat është zhvilluar shkëmbimi tregtar. Tani, me riorganizimin e ri, Ministria e Ekonomisë dhe Punës është përqendruar në mbështetjen e kompanive vendore dhe të huaja dhe në mbështetjen e tregut të punës në vend, domethënë është një institucion në të cilin bashkohen biznesi dhe punëtorët. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, gjashtë muaj më parë, mori përsipër kompetencat në fushën e politikave të punësimit dhe tregut të punës si kompetencë e re”, tha ministri Durmishi.

Të dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në procesin e rishikimit të Ligjit për punësim dhe sigurime në rast të papunësisë, i cili rregullon punën e Agjencisë së punësimit, si dhe të drejtat në bazë të sigurimit në rast të papunësisë, i cili filloi në vitin 2021 si mundësi për të marrë mbështetjen profesionale nga Sllovenia për të finalizuar këtë proces.

“Duke marrë parasysh migrimin natyror në vendet e Ballkanit, veçanërisht drejt atyre që janë në BE, ne jemi gjithashtu të interesuar të lidhur marrëveshje dypalëshe me Slloveninë për ndërmjetësim për punësim, që do të zhvillohej midis dy agjencive kombëtare të punësimit, atë të Sllovenisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Qëllimi ynë është të mundësojmë procedurë të thjeshtuar të punësimit midis dy vendeve, me mbrojtjen e njëkohshme të punëtorëve dhe të drejtave të tyre gjatë punës së përkohshme”, tha ministri Durmishi.

Të dy ministrat u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e së drejtës së punës dhe politikave të punësimit me qëllim që të jemi në rrjedhë me zhvillimet në tregun e punës, sipas shembullit të ekonomive moderne. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë populli jemi?
Next Article BDI kërkon dorëheqje nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?