By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Gashit me zëvendësamabsadoren e re të SHBA-së, Varns
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Gashit me zëvendësamabsadoren e re të SHBA-së, Varns
Maqedoni

Takim i Gashit me zëvendësamabsadoren e re të SHBA-së, Varns

admin
Last updated: 05/08/2024 18:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 gusht – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot ka realizuar takim me zëvendësambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikol Varns.

Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim, në prani të ambasadores amerikane Angela P. Ageler, u diskutua për mbështetjen e deritanishme të SHBA-së për Maqedoninë e Veriut në të gjitha proceset kyçe për vendin tonë pas pavarësisë.

Kryetari Gashi i uroi mirëseardhje në vend, shëndet dhe punë të suksesshme zëvendësambasadores së re Varns.

Ai falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-së, i cili theksoi se ka një rëndësi strategjike dhe një histori të gjatë, duke filluar nga pavarësia e vendit e deri te anëtarësimi ynë në NATO.

Kryetari Gashi shprehu besimin se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të zhvillohen në të njëjtën frymë.

U shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel parlamentar, përmes vizitave dypalëshe dhe shfrytëzimit të përvojave nga Kongresi Amerikan. Në këtë kontekst, kryetari Gashi iu referua nevojës së fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit të RSM-së në raport me pushtetin ekzekutiv, duke vënë në dukje praktikën e dëgjimeve publike në Kongresin e SHBA-së.

Ambasadorja Ageler falënderoi Gashin për angazhimin e tij pas zgjedhjes së tij kryetar i shtëpisë legjislative, duke theksuar se Kuvendi ka një rol shumë domethënës në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Bashkëbiseduesit folën edhe për gjendjen në procesin arsimor në vend, për mundësitë për reforma në atë sferë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë për forcimin e besimit ndërmjet bashkësive.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim i kryeministrit Mickoski me ambasadoren Ageler dhe zëvendësen e saj Varnes
Next Article Filkov takohet me Haxhiun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?