By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Komisionit për Çështje Evropiane me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Komisionit për Çështje Evropiane me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në
Maqedoni

Takim i Komisionit për Çështje Evropiane me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në

admin
Last updated: 27/07/2026 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Komisioni për Çështje Evropiane zhvilloi takim me Fernando Mariano Sampedro Markos, sekretar shtetëror për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës. Kryetari i Komisionit dhe nënkryetar i Kuvendit, Antonio Milloshoski, shprehu kënaqësinë që Spanja po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai theksoi se vlerësohet veçanërisht mbështetja e vazhdueshme që Spanja i jep perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe politikës së zgjerimit të BE-së.

Në këtë kontekst, Milloshoski theksoi se duhet të shfrytëzohet momentumi aktual për përparim në procesin e zgjerimit, paralelisht me Ukrainën dhe Moldavinë, përmes hapjes së proceseve negociuese. Zgjerimi do të jetë situatë fituese për të gjitha palët në drejtim të një Evrope të bashkuar, tha Milloshoski.

Ai shtoi se nga Spanja, si një vend anëtar me ndikim i Bashkimit Evropian, pritet mbështetje në tejkalimin e kontestit dypalësh me Bullgarinë, përmes gjetjes së një zgjidhjeje me përfitim të ndërsjellë për të dyja palët. Sekretari shtetëror spanjoll konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e plotë të vendit tone në familjen e madhe evropiane, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në merita, përmbushjen e kritereve dhe respektimin e vlerave evropiane.
Të pranishmit u pajtuan se takimi përfaqëson edhe dëshmi tjetër të marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe të përcaktimit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe dialogut, me vizita të ndërsjella intensive dhe aktivitete të përbashkëta në fusha të ndryshme.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tradita e humanizmit vazhdon, qytetarët dhurojnë gjak në kujtim të tërmetit të vitit 1963
Next Article LSDM: Edhe një goditje ndaj xhepit të qytetarëve shtrenjohet edhe ngrohja qendrore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?