By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tradita e humanizmit vazhdon, qytetarët dhurojnë gjak në kujtim të tërmetit të vitit 1963
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tradita e humanizmit vazhdon, qytetarët dhurojnë gjak në kujtim të tërmetit të vitit 1963
Maqedoni

Tradita e humanizmit vazhdon, qytetarët dhurojnë gjak në kujtim të tërmetit të vitit 1963

admin
Last updated: 27/07/2026 15:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë verës, rezervat e gjakut ulen, ndaj këto aksione ndihmojnë në krijimin e rezervave që pacientët ta marrin gjakun e nevojshëm në kohë…..

Adnan Jasharov ka ardhur nga Shtipi në Shkup për të dhuruar gjak. Ai është dhurues i rregullt i gjakut prej 20 vitesh, ndërsa kjo është hera e 78-të që shpreh solidaritetin dhe humanizmin e tij ndaj të gjithë atyre që kanë më së shumti nevojë.

“Unë jam dhurues i gjakut tashmë 20 vjet, sot është 78 herë dhe shumë më është lehtë, shumë më vjen mirë.”, – tha dhuruesi i gjakut, Adnan Jasharov.

Qytetarët janë të vetëdijshëm se ky akt human shpëton jetë.

“Nuk është hera parë që dhuroj gjak, mendoj që është hera e tretë apo e katërt, mendoj që është mirë dhe vepër humane të dhurohet gjak.”, – tha një qytetar.

Gjatë verës, rezervat e gjakut ulen, ndaj këto aksione ndihmojnë në krijimin e rezervave që pacientët ta marrin gjakun e nevojshëm në kohë. Mjekët thonë se ekziston edhe regjistër i dhuruesve që thirren sipas nevojës.

“Deri më tani kanë dhuruar gjak 50 dhurues. Aksioni po zhvillohet me sukses, ashtu si çdo vit. Mendoj se këtë vit do të jetë edhe më i suksesshëm se vitet e kaluara. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, që kanë kohë dhe që ndihen të shëndetshëm, që sot t’i bashkohen këtij aksioni dhe të dhurojnë gjak.”, – theksoi Dr. Eftim Dimitrovski nga Instituti për Mjekësi Transfuzionale, Shkup.

“Shpresojmë që ky aksion të jetë edhe më masiv, por edhe që aksione të tilla për dhurimin e gjakut të organizohen edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.”, – u shpreh Aleksandra Valkanovska nga Kryqi i Kuq.

Në shtëpinë e ARM-së në Shkup u mbajt aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në kujtim të tërmetit të vitit 1963 dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët në ato ditë të vështira. Që atëherë, kjo traditë vazhdon çdo vit, duke bashkuar dhurues nga e gjithë Maqedonia për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. Sistemit shëndetësor në vend i nevojiten rreth 150 njësi gjaku në ditë, për të siguruar pa ndërprerje nevojat e pacientëve. Dhuruesit e gjakut nga e gjithë Maqedonia dërguan një mesazh të fuqishëm se humanizmi dhe solidariteti nuk njohin kufij.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vuçiç: Nuk do të largohem nga Serbia nëse SNS-ja i humb zgjedhjet
Next Article Takim i Komisionit për Çështje Evropiane me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?