By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i ministrit Mucunski me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje evropiane të Luksemburgut, Gzavie Betel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i ministrit Mucunski me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje evropiane të Luksemburgut, Gzavie Betel
Maqedoni

Takim i ministrit Mucunski me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje evropiane të Luksemburgut, Gzavie Betel

admin
Last updated: 14/04/2025 14:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Gjatë vizitës së tij të punës në Luksemburg, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka realizuar takim me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Gzavie Betel.

Nga ministria sot njoftuan se ky takim dypalësh është konfirmim i interesit të fortë të Luksemburgut për Ballkanin Perëndimor, si dhe i përkushtimit strategjik të vendit për integrim në familjen evropiane dhe kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe paqen rajonale.

“Të dy ministrat përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e dialogut politik në periudhën e ardhshme. U diskutua edhe mbi potencialin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, me qëllim të shfrytëzimit të mundësive për investime të reja”, thuhet në kumtesë.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian pas tragjedisë në Koçan, si dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Luksemburgut për perspektivën evropiane të vendit tonë e cila manifestohet edhe përmes mbështetjes së proceseve reformuese, asistencës teknike dhe ekspertëve.

Në takim u theksua gjithashtu progresi që ka arritur vendi në zbatimin e reformave, si dhe përpjekjet e vendit për të mbetur udhëheqës në përmbushjen e agjendës së reformave. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gzavie Betel, konfirmoi gatishmërinë dhe mbështetjen e Luksemburgut për avancimin e mëtejshëm të procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian. 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article One stop shop, projekt që përafron qytetarët e Maqedonisë së Veriut me ata të Kosovës!
Next Article E premtja është ditë jo pune vetëm për besimtarët ortodoks, e hëna ditë jopune për të gjithë qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?