By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim me profesorin pas shumë kohësh. Ja si e kujton Bujar Osmanin profesori i tij Sevim Ferati
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim me profesorin pas shumë kohësh. Ja si e kujton Bujar Osmanin profesori i tij Sevim Ferati
Maqedoni

Takim me profesorin pas shumë kohësh. Ja si e kujton Bujar Osmanin profesori i tij Sevim Ferati

admin
Last updated: 07/03/2024 19:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – I pari i Diplomacisë, Bujar Osmani sot, më 7 mars, kur po shënohet dita e mësuesit, ka vizituar profesorin e tij të shkollës së mesme, Sevim Ferati- profesor i mirënjohur, në pension.

Ministri Osmani dhe profesori Sevim Ferati kanë kujtuar momente interesante gjatë periudhës kur ministri ishte nxënës në shkollë të mesme: “Mirë bre doktor Bujar … A të kujtohet një herë, kur shpjegova kiminë fizike; te rasti i teorive, ishte shumë abstrakte. Me qëllim e bëra te ju. Ta shoh sa e keni kuptuar. Të kujtohet kur e more fjalën? Profesor a mundem unë? Më kishe pas incizuar “pikë e për pe”. Thash: Bujar i mençur je! A të kujtohet? …

Prindi pastaj erdhi në mbledhje prindore. Thash prindi i Bujarit cili është? Tha, unë jam. Çka punoni, zotëri? Tha, jam kontrollor i biletave. Aha, thash, ta ruaje Zoti Bujarin, se Bujarin e ke të mençur. Ishallah, Ishallah- më tha. Kishte vdekur. Zoti në Xhehnet!”

Tutje, kryediplomati ka falënderuar profesorin për kontributin dhe për veprimtarinë e pashoq në arsim, duke i uruar shëndet dhe ditë të këndshme në pension.

“Sot dita e mësuesit. Erdha që ta uroj, e nëpërmjet juve edhe gjithë mësuesve tjerë. Unë kam kujtime të mira. Bashkë kemi qenë gjenerata e parë shqipe në “Panço Karagjozov”, dy paralelet e para. As shkollë të mesme nuk kemi pasur në gjuhën shqipe. Ju s’keni qenë vetëm profesor i kimisë, por keni qenë tamam një prind atje në shkollë. Një udhërrëfyes për ne si gjeneratë, që edhe ishim në moshë fragjile edhe mendoj që ajo na ka forcuar që sot e gjithë ajo gjeneratë të jenë sot bartës të profesioneve të rëndësishme, këtu në vend. Kështu që, puna juaj ka qenë me mbjell farën. Dhe, besoj se, sot i shohim lulet e asaj pune. Ju uroj shëndet dhe shpresoj të shihemi, veç për punë të mira”, i ka thënë ministri profesorit të tij, Sevim Ferati.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aggeler-Kocevski: Mbështetja financiare e SHBA-ve për të gjithë sistemin e sundimit të ligjit është rreth gjysmë miliardë dollarë
Next Article Rreziku nga keqpërdorimi i të dhënave personale!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?