By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: BDI-ja është opozitë dhe puna e saj është të kritikojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: BDI-ja është opozitë dhe puna e saj është të kritikojë
Maqedoni

Taravari: BDI-ja është opozitë dhe puna e saj është të kritikojë

admin
Last updated: 10/02/2025 13:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njëri nga liderët e VLEN-it i cili është pjesë e koalicionit qeveritar, në komentin për akuzat e BDI-së se përfaqësimi i shqiptarëve në pozita të larta nëpër institucione është në rënie, tha se kritika e vazhdueshme është pjesë e punës së kësaj partie opozitare.

“BDI-ja është opozitë dhe kjo është punë e tyre – të kritikoj pa ndërprerë”, tha Taravari në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të stacionit të re të kompresorit në klinikën kirurgjike.

I pyetur sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë, deri ku ka arritur përgatitja e të njëjtës, Taravari deklaroi se sa më shpejtë do të dalin me propozim ligj, por pa precizuar saktëë se kur do të ndodhë.

“Unë mendoj se ligji është në fund, shpresoj se sa më shpejtë do të dalim me kryeministrin dhe të gjitha partitë e koalicionit të informojmë se ligji duhet ta fillojë procedurën në Parlament”, tha Taravari.

Kryeministri Mickoski në konferencën për mediat në fund të janarit të këtij viti, theksoi se po punohet në hartimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, por se ende nuk është vendosur nëse do të jetë zgjidhje e re ligjore apo nëse do të rregullohet në kuadër të zgjidhjeve ekzistuese ligjore.

“Pasi ta mbarojmë tekstin, nëse është ligj i ri, apo nëse ai ligj i ri bënë thirrje në ndonjë ligj tjetër, do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim. Që të mos na ndodhin implante të tilla pastaj të mbeten tema politike, sepse është e qartë se disa parti politike të cilat me implante të tilla mashtrojnë qytetarët për 22 vjet, të mundë t’i rrisin llogaritë e tyre personale, të rrisin pronën dhe pasurinë e tyre, po e kthejnë këtë temë si praktike në politike”, tha kryeministri Mickoski.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokurorja Natasha Kërstevska Caleva do të udhëheqë me Prokurorinë e përgjithshme publike derisa zgjat procedura penale e Mustafa Hajrullahit
Next Article Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?