By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë
Maqedoni

Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë

admin
Last updated: 23/05/2024 11:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta.

Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.

“Përveç nesh shpresoj të ketë edhe një parti tjetër, tani nuk kam informacion nga OBRM-PDUKM-ja se a është arritur marrëveshje me ZNAM-in, kështu që në 24 deri në 48 orët e ardhshme me siguri do të bëhet e ditur”, tha Taravari.

Sipas tij, ajo që u njoftua dje në disa media është e vërtetë dhe siç tha ai, së shpejti do të ketë rezultate zyrtare të negociatave.

“Nuk kemi folur ende për drejtorët. Për ministrat e Aleancës thashë se do të kemi një zëvendëskryeministër, pra një ministër për qeverisjen e mirë dhe transparencën dhe një ministër të shëndetësisë dhe dy zëvendësministra të mbrojtjes dhe bujqësisë dhe dy sekretarë shtetëror. Për njërin e di, për shëndetësinë, për tjetrin nuk jam i sigurt, tha Taravari.

I pyetur nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë pozitë.

Taravari ka komentuar edhe rezultatet nga rivotimi dhe ka theksuar se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.

“Në njësinë e gjashtë zgjedhore BDI ka një deputet më pak, VLEN ka një deputet më shumë, pra numri i përgjithshëm i deputetëve është 14, BDI mbetet me 18 deputetë”, tha Taravari.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pësoi arrest kardiak dhe furgoni doli nga rruga, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë
Next Article I merret pasaporta Ixhet Memetit, thotë se nuk ka bërë asgjë kundërligjshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?