By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Gostivari e ka qendrën më të mirë në rajon për trajtimin e fëmijëve autikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Gostivari e ka qendrën më të mirë në rajon për trajtimin e fëmijëve autikë
Maqedoni

Taravari: Gostivari e ka qendrën më të mirë në rajon për trajtimin e fëmijëve autikë

admin
Last updated: 02/04/2024 15:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 prill – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, në Gostivar u organizua panel diskutimi mbi “Autizmin, të arriturat, sfidat dhe institucionet”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari potencoi se si pushtet lokal kanë arritur brenda pak vitesh në Gostivar të ngriten dy qendra për personat autikë, “Blue Puzzle” dhe Qendrën Multifunksionale, qendra këto, që siç ai tha, janë të rralla në rajonin tonë më të gjerë.

Valon Emini, drejtues i shoqatës “Blue Puzzle” tha se që nga themelimi i Qendrës për Autizëm e deri më sot në Gostivar, ajo ka funksionuar pa asnjë pengesë dhe tërësisht e depolitizuar. Pos pushtetit lokal, qendra ka mbështetje institucionale edhe nga MPPS dhe shumë donatorë privat, shtoi Emini dhe theksoi se aktualisht janë duke trajtuar 40 fëmijë, ndërsa i gjithë shërbimi është falas.

Panel diskutimi u organizua nga Departamenti për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve pranë Komunës së Gostivarit. Imërlije Saliu nga ky departament bëri të ditur se gjatë këtij takimi njoftohet stafi inkluziv i shkollave mbi trajtimin e nxënësve autikë, obligimet ligjore ndaj këtyre nxënësve dhe të drejtat e prindërve të nxënësve me autizëm.

Diskutimi ishte interaktiv, ndërsa pjesë e panelit ishte edhe Afërdita Hamza – Udhëheqëse e Departamentit për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve në Komunën e Gostivarit; Samir Gërble – Defektolog dhe Zumreta Xhemaili – Edukatore speciale dhe rehabilituese – logopede.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “The New York Times” më 1984: Shqipëria hap një vrimë në derë
Next Article BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo OBRM-PDUKM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?