By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë
Maqedoni

Taravari i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë

admin
Last updated: 09/03/2024 20:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 mars – “Unë pres që të hyjë në rrethin e dytë, ndërsa kush tjetër do të jetë me mua, këtë nuk e di”. Në këtë mënyrë Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN, përkatësisht kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, u përgjigj në pyetjen se çfarë pret nga zgjedhjet presidenciale. Bashkëbiseduesi i tij në emisionin e njëjtë ishte edhe kandidati tjetër për president, Maksim Dimitrievski. Taravari i dëshiroi fat dhe tha se do të dëshironte që në rrethin e dytë të përballet pikërisht me të, por thotë se anketat tregojnë se Siljanovska Davkova udhëheq.

“Do të shohim, nuk e di. Sipas anketave, shihet se zonja Siljanovska po udhëheq, por përsëri nuk dihet, fushata është fushatë.
D.m.th. ju nuk besoni se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë?!
Unë do të dëshiroja që Dimitrievski të hyjë në rrethin e dytë”, tha Arben Taravari, kandidat për president.

Por edhe Maksim Dimitrievski, si kandidat i partisë së sapoformuar ZNAM është i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë dhe shpreson në fitore, për të përmirësuar, siç thotë, të gjithë gabimet dhe parregullsitë. Porositi se presidenti i deritanishëm Pendarovski nuk ka bërë asgjë serioze, përveç se nuk e ka nënshkruar dekretin për ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit, që e sforconte BDI-ja në Kuvend.

“Gjëja e vetme që u mundua të tregojë se dëshiron të bëjë diçka presidenti ynë është me këtë ligj dhe seriozisht është qortuar nga ana e BDI-së. Këtë opinioni e ka shumë të qartë. Përndryshe të vepronte paraprakisht Pendarovski ashtu siç duhet dhe në pjesën e Kodit Penal dhe në pjesën e Propozimit Francez, ai sot do e kishte mbështetjen time, siç e ka pasur më herët, e jo më tani të ketë përball një kandidat tjetër serioz”, u shpreh Maksim Dimitrievski, kandidat për president.

Partitë e Taravarit dhe Dimitrievskit do të marrin pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Me shumë gjasa numri i votave të marra në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do u jep pasqyrë më të qartë rreth asaj se sa mandatë deputetësh do të marrin, Taravari në koalicion me VLEN, ndërsa Dimitrievski me partinë e tij ZNAM.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lirohet rruga Shkup-Bllacë
Next Article Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me furgon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?