By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Me këtë Qeveri do të jetë shumë më lehtë hapja e negociatave me BE-në, emrat e rrugëve duhet të ndryshohen me konsensus
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Me këtë Qeveri do të jetë shumë më lehtë hapja e negociatave me BE-në, emrat e rrugëve duhet të ndryshohen me konsensus
Maqedoni

Taravari: Me këtë Qeveri do të jetë shumë më lehtë hapja e negociatave me BE-në, emrat e rrugëve duhet të ndryshohen me konsensus

admin
Last updated: 30/01/2025 16:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në pyetje të deputetëve, deklaroi se ndryshimi i Kushtetutës për zhbllokimin e eurointegrimeve në vend, ka qenë një nga pikat e marrëveshjes me partnerin e koalicionit në Qeveri dhe thotë se me këtë Qeveri do të jetë shumë më lehtë hapja e negociatave me BE-në.

Deputetja Arbana Pasholli nga BDI-ja pyeti nëse kanë marrëveshje me partnerin e koalicionit për ndryshime kushtetuese për hapjen e eurointegrimeve dhe për definimin e gjuhës shqiptare si gjuhë zyrtare, në pajtim me premtimet parazgjedhore të ASH-së, dhe sa kohë do t’u duhet për këtë, pasi sipas saj, janë tejkaluar afatet e premtuara. Taravari, në këtë e pyeti çka ka bërë BDI-ja për këto çështje deri tani, edhe pse, thotë, ishit në pushtet shtatë mandate, ndërsa nga viti 2002 edhe premtuat se do të filloni me negociata dhe asgjë nga kjo nuk ndodhi.

“E vërteta është se një nga pikat në negociatat me partnerin tonë VMRO-DPMNE ishte negociata me BE-në. Unë jam shumë i lumtur, pasi ne e japim maksimumin tonë. Gëzohem se kryeministri është i orientuar proevropian, ka raporte të shkëlqyera me BE-në dhe SHBA-në. Hapja e negociatave do të jetë shumë më e lehtë me këtë Qeveri, sesa me BDI-në, të cilët kanë njerëz që janë në ‘listat e zeza’. Duhet të reformoheni, të zbritni në tokë dhe kur flisni për të tjerë, fillimisht të filloni nga vetvetja. Unë vazhdoj të mendoj, se Aleanca për Shqiptarët, së bashku me VLEN-in do të tentojë së bashku me këtë Qeveri edhe për fillim të negociatave me BE-në, por edhe që formulimi 20 për qind të hiqet nga Kushtetuta. Kjo bëhet në koordinim me partnerin kryesor në pushtet”, thotë Taravari.

Në pyetje të deputetes Pasholli nëse si lider i degës së tij të ASH-së dhe si kryetar i mëparshëm i Gostivarit, do të ndërmarrë ndonjë hap për ndryshim të emrave të rrugëve, të cilët, sipas saj, nuk e pasqyrojnë realitetin dhe nëse partneri i koalicionit ka marrëveshje për emërimin e vetëm rrugëve me numra në Gostivar, Taravari tha se emrat e rrugëve duhet të ndryshohen me konsensus, siç duhet në shekullin 21.

“Në Gostivar, Tetovë, Çair ne duhet të mësohemi se të gjithë ata që jetojmë këtu – shqiptarë, maqedonas, turq, romë, duhet të jetojmë së bashku. Për emrat e rrugëve duhet me kosensus të vendoset. Një të emërohet Ferid Murat, tjetra Nënë Tereza, tjetra Toshe Proeski. Ne duhet të merremi vesh mes vete, me dhunë nuk mund të ndryshohen emrat e rrugëve. Duhet të kemi marrëveshje me ata që jetojmë së bashku. Duhet ta ndryshojmë perceptimin e juaj të punëve, ashtu nuk shkon. Të gjithë janë distancuar nga ju, faktori ndërkombëtar, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja. Më tregoni një faktor relevant me të cilin bashkëpunoni, a i shihni anketat ku jeni, keni problem me vetveten. Ju duhet ngadalë ta ndryshoni të menduarit e juaj, dhe të kuptoni se tani jemi shekulli 21 dhe duhet të mendoni në mënyrë evropiane. Qëllimi i ynë si shtet është të shkojmë në Evropë, e jo të kthehemi në mesjetë”, tha Taravari në seancën kuvendore, kushtuar pyetjeve të deputetëve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lirohet mazuti
Next Article Kuvendi me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?