By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari nga Cyrihu: Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari nga Cyrihu: Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën
MaqedoniPresident 2024TOP LAJM

Taravari nga Cyrihu: Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën

admin
Last updated: 20/04/2024 22:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Cyrih, 20 prill – Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN, sot mbajti tubim me mërgimtarët e Zvicrës në Cyrih.

Taravari tha se Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm, dhe këto zgjedhje janë historike për shkak se, përveç tjerash, garon edhe Albin Kurti kundër Vuçiqit, ndërsa Maqedonia, pas zgjedhjeve, duhet të zhvillojë bashkëpunimet me Tiranën, Prishtinën, Sofjen dhe Athinën.

“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit. Ne jemi në moment historik sepse pas agresionit rus në Ukrainë, komplet gjeostrategjia ndryshoi. Para 3-4 javësh kisha mundësi të ulem me një profesor amerikan i cili merret me gjeostrategjinë dhe shumë bukur i sqaroi disa gjëra me të cilat pajtohem plotësisht. Për t’u zhvilluar Maqedonia si duhet, shumë të rëndësishme janë dy trekëndëshat. Trekëndëshi i parë është Shkupi, Tirana dhe Prishtina dhe trekëndëshi i dytë, i cili është shumë i rëndësishëm për t’u zhvilluar është Shkupi, Sofja dhe Athina. Domethënë ne si shtet duhet t’i zhvillojmë këto dy trekëndëshe, të kemi sa më shumë bashkëpunime me këto shtete. Fatmirësisht ne kemi raporte korekte me Prishtinën, edhe me Tiranën ky bashkëpunim duhet të jetë sa më i fuqishëm dhe në të ardhmen të mendojmë sa më shumë që t’i zhvillojmë bashkëpunimet me Sofjen dhe Athinën. Këto dy trekëndësha e parandalojnë ndikimin e veriut, ose ndikimin rus”, u shpreh Taravari.

Taravari kërkoi mbështetjen e mërgimtarëve dhe theksoi se mërgata prijëse e ndryshimeve pozitive për shqiptarët e Maqedonisë.

“Nuk ka proces i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve të Maqedonisë ku mërgata nuk ka qenë ka katalizuesi kryesor. Do ta marr shumë thjesht Gostivarin. Nuk do të kisha mundësinë t’i fitoj zgjedhjet në Gostivar në vitin 2017 dhe 2021, nëse nuk ishin mërgimtarët. Prandaj është e rëndësishme që në këtë proces zgjedhor t’u kemi më 24 prill dhe 8 maj”, u shpreh Taravari duke shtuar se shteti i Maqedonisë duhet të kujdeset që të lehtësojë mundësimin e investimeve të mërgatës në Maqedoni, mundësimin e votës për mërgimtarët dhe lehtësimin e procedurave për dokumentet personale.

“Unë e di se ju keni punë, jeni të angazhuar këtu, keni familje, por keni ndikim të jashtëzakonshëm atje. Ju kisha lutur, nëse mendoni se duhet të na përkrahni, kush nuk mund të vijë, të paktën një telefonatë andej ku mundet, një gjysmë fjale që ta përkrahe ndryshimin sepse, shqiptarët prej vitit 2011 kanë votuar për ndryshim”, tha Taravari duke theksuar se shqiptarët që nga viti 2011 kanë votuar për ndryshim, por opozita s’ka qenë e e bashkuar, ndërsa tani VLEN është më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për ta sjellë ndryshimin”, tha në fund Taravari.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konfiskimi i aseteve ruse, Basha përshëndet vendimit e Kongresit Amerikan
Next Article Mustafa konfirmon se ka marrë drejtimin e Komunës së Preshevës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?