By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm
MaqedoniPresident 2024TOP LAJM

Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm

admin
Last updated: 02/05/2024 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 maj – Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ai ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, i renditur i katërti në garën zgjedhore dhe mori rreth 40 mijë vota më pak se kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, nga “Fronti Evropian”, nuk e kanë përmendur Kurtin ashtu siç e përmendnin gjatë fushatës për zgjidhjet presidenciale.

“Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP.

Në këtë intervistë, Kryetari i Gostivarit ka folur edhe për akuzat e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar”, dhe se i njëjti është bërë “vasal” i liderit nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…”, theksoi Taravari.

Në intervistën për AP, ai ka folur edhe për koalicionin e ardhshëm me VMRO-në, ndonëse nuk kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, derisa ka pasur vlerësime për Mickoskin.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj, vijoi sot turin në Kalabri me vizitat në katundet arbëreshe
Next Article Mlladenovska: Do të lëshojmë vendim për ndalesë të qasjes në Toksikologji për punonjësit shëndetësor pa kontratë pune

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?