By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Rinia është ajka e popullsisë, emigrimi i të rinjve është alarm shtetëror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Rinia është ajka e popullsisë, emigrimi i të rinjve është alarm shtetëror
Maqedoni

Taravari: Rinia është ajka e popullsisë, emigrimi i të rinjve është alarm shtetëror

admin
Last updated: 23/03/2024 15:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në tribunën “Migrimi i të rinjve”, foli mbi emigrimin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, që, siç thotë Taravari, është shndërruar në një murtajë të vërtetë.

“Murtaja e emigrimit ka pasoja shumëdimensionale, në ekonomi, në shoqëri dhe në familje. Emigrimi ka pasoja afatgjata për perspektivën ekonomike dhe zhvillimin e vendit pasi që shumica e të emigruarve, në bazë të të dhënave, janë të rinj, janë pjesa më vitale dhe më e kualifikuar e shoqërisë. Ata janë ajka e popullsisë që po na tkurret dita ditës. Emigrimi prek po ashtu strukturën tonë shoqërore, ku shqiptarët janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo problematikë. Emigrimi hyn drejtpërdrejtë në familjet tona pasi që thuajse nuk ka ngelur familje shqiptare në vend, të cilës nuk i është ndarë një pjesë e saj duke zgjedhur rrugën e emigrimit”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, shteti nuk duhet të lejojë të anashkalojë talentin dhe potencialin e të rinjve, ndërsa komoditeti i pushtetit edhe përkundër faktit e statistikave, është alarm në vetvete se Maqedonisë i duhet ndryshimi.

“Ndryshim i vërtetë në mentalitetin qeverisës. Një Qeveri e re që angazhohet ditë e natë për të siguruar mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e saj, e veçanërisht e rinisë që është e ardhmja e vendit. Unë nuk them që do ta ndalim në plotni këtë gamë të migrimit masiv të të rinjve, mirëpo unë si president i ardhshëm dhe VLEN si qeverisje e ardhshme, do të bëjmë përpjekje maksimale dhe angazhim të vazhdueshëm që përmes politikave progresive që kanë në qendër qytetarin, e veçmas të rinjtë, të krijojmë kushte të përshtatshme që ata ta ndiejnë veten si pjesë përbërëse por dhe aktive të kësaj shoqërie”, tha Taravari.

Taravari shtoi se frenimi i emigrimit të të rinjve mund të ndodhë nëse kemi rritje të investimeve në arsim dhe përkrahjen e ndërmarrësisë, investime në zhvillimin rajonal, transparencë dhe llogaridhënie, angazhim të mërgatës si dhe mbështetje për të kthyerit.

“Le të punojmë krah për krah për të krijuar një shoqëri ku asnjë talent nuk humbet kot dhe çdo individ mund të kontribuojë në prosperitetin dhe mirëqenien e vendit. Andaj, sot jam para jush, jo për të bërë fushatë dhe për të bërë premtime, por për të dëgjuar. Dua që të dëgjoj brengat tuaja, pritshmëritë tuaja, idetë dhe pse jo ëndrrat tuaja, për rolin që duhet të luajë shteti në ofrimin e një perspektive më të mirë në vendlindje”, tha në fund Taravari.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë
Next Article Arianit Hoxha në zonën 6, Bastri Bajrami në zonën 2 zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?