By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tarifa 10 përqind e Trumpit për Shqipërinë, reagon Berisha: Do të negociojmë për heqjen e tarifës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tarifa 10 përqind e Trumpit për Shqipërinë, reagon Berisha: Do të negociojmë për heqjen e tarifës
Shqipëri

Tarifa 10 përqind e Trumpit për Shqipërinë, reagon Berisha: Do të negociojmë për heqjen e tarifës

admin
Last updated: 03/04/2025 15:29
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp këtë të enjte, komentoi vendimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 10 për qind ndaj Shqipërisë.

Berisha u shpreh se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet pas 11 majit, qeveria e saj do të nisë menjëherë negociata me SHBA-të për të arritur një marrëveshje mbi këtë çështje.

“Qeveria e PD-së, pas 11 majit, do të zhvillojë negociata të hapura dhe transparente me qeverinë e SHBA-së për tarifat. Jam optimist, pasi është vënë re që për Shqipërinë dhe Kosovën janë aplikuar tarifa më të ulëta në krahasim me vendet e tjera,” tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se tarifat janë një çështje globale dhe nuk mund të trajtohen në mënyrë të njëanshme. “Çështja e tarifave nuk mund të trajtohet në mënyrë të njëanshme, pasi ndikimi në prodhim është i madh,” shtoi ai.

Berisha deklaroi se strategjia ekonomike e PD-së do të fokusohet në fuqizimin e prodhimit vendas, duke theksuar se “Made in Albania” do të jetë një prioritet kryesor për ekonominë e vendit.

“Pas 11 majit, do të nisim negociatat për heqjen e tarifave. Negociata, negociata, negociata,” përfundoi kreu i PD-së.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi me kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar, Qeveria: Kurti dhe Kinolli theksuan rëndësinë e formimit të qeverisë pa vonesa
Next Article Çfarë po ndodh në tregun e veturave elektrike në Evropë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?