By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tarran: Platforma “e-Legjislacioni”, gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tarran: Platforma “e-Legjislacioni”, gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri
Shqipëri

Tarran: Platforma “e-Legjislacioni”, gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri

admin
Last updated: 23/06/2025 14:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë, prezantoi sot portalin “e-Legjislacioni”, si një hap drejt një epoke të re transparence, efikasiteti dhe inovacioni në procesin legjislativ.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran tha se ky portal është më shumë se sa një platformë digjitale. Tarran tha se “e-Legjislacioni” është një gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri, dhe vjen si rezultat i një pune të gjatë të realizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me partnerët, për ta bërë ligjvënie më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme nga të gjithë.

Në aktivitetin e prezantimit të portalit “e-Legjislacioni”, ku të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë, Ruth Huber, si edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Tarran tha se që nga 2019-a, OSBE në Shqipëri ka punuar ngushtësisht me Kuvendin, njëherësh edhe me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës ka ndihmuar që të vendosen themelet për këtë tranzicion.

“Përtej sfidave, objektivi ynë ka mbetur i qartë, për të ndërtuar një sistem të aksesueshëm ligjvënës. Ky tranzicion për legjislacionin elektronik do të mundësojë rezultate të vërteta, harmonizimin dhe konsolidim të teksteve ligjore, përmirësim të rrjedhës së brendshme të Kuvendit, si edhe do të shtojë transparencën dhe qasjen e publikut ndaj legjislacionit”, tha Tarran, ndërsa shtoi se kjo platformë digjitale do të fuqizojnë koordinimin ndërmjet gjithë institucioneve të tjera ligjvënëse në Shqipëri.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri pohoi se që nga viti 2023 janë zhvilluar katër programe kompjuterike, ndërsa 85% e stafit të Kuvendit janë trajnuar për këtë proces.

“Mbi 82 mijë faqe legjislative janë skanuar, dhe mbi 5000 faqe janë shënuar për akte ligjore. Miratimi i standardit për tekstet e lexueshme nga kompjuteri dhe ndërtimi i një nyjeje të brendshme me praktikat e njësuara me Parlamentin italian, atë austriak apo evropian, janë pjesë e këtij procesi.

Mbi 300 ligje në këto momente që flasim janë të gjindshme nëpërmjet portalit. Ky është një themel i fuqishëm dhe është vetëm fillimi”, pohoi Tarran.

Tarran theksoi se në këtë platformë digjitale është përfshirë legjislacioni shqiptar, ndërsa Shqipëria i bashkohet me këtë nismë një numri vendesh të tjera, përfshirë edhe Francën, që e kanë adoptuar si sistem përpara shumë vitesh.

Ambasadori Tarran cilësoi se kjo nismë e vendos Shqipërinë si një drejtuese rajonale në reformën legjislative digjitale.

“Kjo reformë është një hap thelbësor në rrugëtimin e përfarimit të Shqipërisë me BE-në. Mirëpresim angazhimin e Kuvendit, ndërsa përparon me sistemin elektronik, e reflektuar kjo në kërkesat zyrtare që janë dërguar nga kryetarja Spiropali te Ministria e Financave për shtesë fondesh për personelin e legjislacionit elektronik. Kjo siguron që Kuvendi të ketë autonomi financiare që në mënyrë efektive të planizojë dhe zbatojë prioritetet e zhvillimit të institucionit”, tha Tarran.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “e-Legjislacioni”, Gonzato: Fuqizim i transparencës dhe llogaridhënies
Next Article “e-Legjislacioni”, Huber: Kapitull i ri për ligjbërjen në Shqipëri dhe për digjitalizimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?