By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tashmë disa vite është ulur interesimi për pilot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tashmë disa vite është ulur interesimi për pilot
Maqedoni

Tashmë disa vite është ulur interesimi për pilot

admin
Last updated: 02/02/2025 16:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Të jesh pilot është sfiduese por jo e rrezikshme. Kështu shprehet piloti ushtarak Nikolla Siligunis, i cili tanimë 9 vjet drejton helikopterë të tipeve Mi-8 dhe Mi-17 për nevojat e Armatës së Maqedonisë. Për Alsat, tregon për sfidat me të cilat përballet gjatë fluturimeve.

“Si çdo profesion, edhe profesioni ynë ka specifika të caktuara mirëpo në këtë profesion janë pak më të rrezikshme. Për këtë, gjatë procesit të selektimit, gjatë mësimit dhe përmirësimit mësohen teknika të sakta dhe procedura të cilat na mësojnë të menaxhojmë me cilëndo situatë e me këtë t’i ulim në minimum të gjitha rreziqet. Misioni ynë bazë i njësitit tonë është mbështetja e aviacionit të njësive të armatës. Por edhe mbështetje të të gjitha institucioneve të shtetit të cilat do të kenë nevojë”, deklaroi Nikolla Siligunis – Pilot.

Por me kalimin e kohës, është vërejtur rënie e interesimit për t’u bërë pilot. Nënkoloneli Boris Nastovski, shprehet se mungesë të pilotëve ka si në Maqedoni, ashtu edhe në gjithë rajonin.

“Në fillim në vitin 2012 kur u hap Qendra për trajnimin e pilotëve kishte më tepër interesim por me kalimin e kohës interesi ka rënë në një nivel. Nga viti 2020 deri më tani ende nuk është organizuar selektim i pilotëve, nuk i dimë numrat e sakta për momentin për interesimin momental por kjo është proces i cili vazhdimisht ndryshon. Gjeneratat ndryshojnë, interesi te gjeneratat tjera është i ndryshëm”, tha Boris Nastovski – Nënkolonel/Komandant.

Çdo qytetar i cili është në gjendje të mirë psiko-fizike, nuk i ka mbushur akoma 28-vjeç, njeh anglishten dhe kalon testimet për njohjen e punës me kompjuter, ka mundësinë që të fillojë trajnimin për t’u bërë pilot. Trajnimet për pilot bëhen në qendrën për trajnim në kazermën “Strasho Pinxhur” afër Aeroportit. Trajnimi zgjatë 18 muaj, të ndara në tre semestra nga 6 muaj. Semestri i parë është trajnim me avion të tipit ZLIN 242, e dy të tjerat me helikopter të tipit Bell 206. Për trajnimin e kandidatëve, kujdeset nënkoloneli, Boris Nastovski.

“Këtu kandidati, gjegjësisht piloti në trajnim njihet me mënyrat fillestare si drejtohet një helikopter, si drejtohet navigacioni, si drejtohet helikopteri në ajr e kështu me radhë. Faza e radhës është semestri i tretë, gjithashtu zgjatë 6 muaj. Dmth, tre nga gjashtë muaj është i gjithë trajnimi. Në semestrin e tretë bëhet trajnimi i misioneve, gjegjësisht trajnim i avancuar ku kandidati mëson të drejtojë helikopterin në kushte të avancuara gjegjësisht ajo që i nevojitet kur të kalojë në njësitin operativ”, u shpreh Boris Nastovski – Nënkolonel/Komandant.

Në këtë qendër e cila pati kushtuar 43 milionë euro, nga viti 2011 kanë diplomuar 27 pilotë. Megjithatë, lë për të dëshiruar përfaqësimi i drejtë etnik. Sipas burimeve jo zyrtare, qe 20 vjet në aviacionin ushtarak nuk është pranuar asnjë pilot shqiptar. Piloti i fundit shqiptar është pranuar në vitin 2004 dhe tani është komandant i njësitit të helikopterëve. Para pesë viteve, një shqiptar tjetër filloi trajnimin por pas 12 muajve ishte përjashtuar.

Nga janari i vitit 2023, skuadrilja për trajnim u kyç në qendrat për trajnim të pilotëve në Çeki dhe Itali, si qendër zyrtare e NATO-s e cila është pjesë e strukturës për trajnime fluturuese të Aleancës në Evropë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Partitë përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale, garë e ashpër për Qytetin e Shkupit
Next Article “Nuk mund ta përballojmë”, Gjermania kundërshton kërkesën e Trump për shpenzimet ushtarake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?