By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?
MaqedoniTOP LAJM

Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 13:57
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjerë, ku sipas informacioneve jozyrtare, të paktën një pjesë e madhe e ministrave do të largohen nga postet e tyre.

Krahas ndryshimeve tek pozita e Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Kryeministri Hristijan Mickoski pritet të bëjë ndryshime edhe në ministritë e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Drejtësisë, Shëndetësisë, Kulturës dhe Turizmit, Arsimit, Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sportit dhe Bujqësisë, ndërsa nuk përjashtohen edhe lëvizje të tjera kadrovike.

Burimet qeveritare bëjnë të ditur se përbërja e re e kabinetit Mickoski II mund të shpallet zyrtarisht të martën kur edhe emrat e rinj pritet të dërgohen për miratim në Parlament.

Sipas këtyre informacioneve, nga posti i ministrit të Shëndetësisë pritet të largohet Azir Aliu derisa në vend të tij pritet të ulet kuadër i VMRO ku në lojë janë disa emra e mes tyre edhe Sinisha Stojanovski drejtor aktual i Klinikës Universitare 8 Shtatori si dhe drejtori aktual i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski. Ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë pritet të largohet Cvetan Tripunovski, ndërsa në vend të tij përmendet emri i Borçe Serafimovski nga ZNAM i cili aktualisht mban pozitën e Sekretarit shtetëror.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, nga Qeveria pritet të largohen edhe ministri i Drejtësisë Igor Filkov ku në vend të tij pritet të ulet kuadër i Vlen-it dhe si emër përflitet profesori universitar Jeton Shasivari, ministrja e Arsimit Vesna Janevska e cila pritet të zëvendësohet me një kuadër tjetër të VMRO, ministri i Kulturës Zoran Ljutkov do të zëvendësohet me një kuadër të Vlen-it ku përflitet emri i zëvendësministrit aktual Sadat Sulejmani, si dhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani ku në vend të tij pritet të ulet zëvendësministri aktual nga VMRO Gjoko Velkovski.

Ndryshime pritet të ketë edhe në Ministrinë e Sportit ku pritet të ulet kuadër i Vlen-it si dhe gjithashtu edhe te Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive poashtu kuadër i Vlen-it.

Më herët, kryeministri Mickoski kishte paralajmëruar se rikonstruksioni i kabinetit qeveritar do të bëhet për shkak të ndryshimit të prioriteteve në punën e Qeverisë. Për të martën është caktuar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ku pritet të bëhen publike edhe emrat e ministrave të rinj.

Përveç ministrave, pritet të ketë ndryshime edhe në pozitat drejtuese të institucioneve shtetërore, megjithëse deri më tani nuk janë publikuar emra konkretë.

Megjithatë, duhet theksuar se këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Qeveria, ndërsa bisedimet për përbërjen e re të kabinetit vazhdojnë.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Next Article Andonovski: Për dy vjet e shndërruam Ministrinë e Transformimit Digjital në një institucion funksional
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?