By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq
Maqedoni

Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq

admin
Last updated: 29/01/2025 12:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje urgjente nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq dhe distancimi i qartë i Qeverisë “nga agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore”.

“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që trondit të gjithë shqiptarët. Dekorata “Vojvoda Vuk” që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë. Kjo është mbështetje e hapur për projektin “bota serbe” dhe agjendën ruse në rajon. Ky njeri nuk është ministër i paqes apo i bashkëjetesës, por një mjet për destabilizimin e projekteve që duan të rikthejnë frikën dhe përçarjet në Ballkan. A është kjo fytyra e Qeverisë që u premtoi qytetarëve barazi dhe integrim euroatlantik? Si mund të hesht kur një njeri që duhet të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit shpërblehet për glorifikimin e atyre që masakruan popullsinë shqiptare në periudhën 1912 – 1918? Por kjo nuk mjaftoi, vizitat zyrtare dhe përqafimet me Milorad Dodik, udhëheqësin e projektit për ndarjen dhe shkatërrimin e rajonit, tregojnë hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i udhëheq sot institucionet shtetërore”, theksoi Veton Sadiku, nënkryetar i degës rinore të BDI-së nga Gostivari.

Sipas Sadikut “ky shtet nuk guxon dhe nuk mund të jetë terren për glorifikimin e gjenocidit, si dhe përkthimin e projekteve të errëta të cilat duan t’i ndajnë popujt e rajonit”.

“Ne, rinia e BDI-së dhe të rinjtë shqiptarë, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit dhe distancim të qartë të Qeverisë nga agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore. Ne jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen tonë dhe të drejtën për dinjitet. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të nëpërkëmben nga ata që ende jetojnë në të kaluarën e errët”, theksoi Sadiku në një konferencë për media para Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fetai: Dodik si mohues i gjenocidit në Srebrenicë nuk meriton hapësirë në Shkup
Next Article Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbështet bojkotin e marketeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?