By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Telekomi i Kosovës nis projektin strategjik për internet me fibra optike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Telekomi i Kosovës nis projektin strategjik për internet me fibra optike
Maqedoni

Telekomi i Kosovës nis projektin strategjik për internet me fibra optike

admin
Last updated: 05/05/2025 15:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan sot fillimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit optik të Telekomit të Kosovës – një projekt strategjik që synon modernizimin e shërbimeve fikse të komunikimit në mbarë vendin.

Në ceremoninë zyrtare, ku u pritën nga Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, drejtori teknik Halil Krasniqi, anëtarë të Bordit të Drejtorëve dhe Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, zyrtarët u njoftuan për aspektet teknike të projektit, zonat që do të mbulohen dhe ndikimin që do të ketë ky investim në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset vendore.

Projekti parasheh zgjerimin e rrjetit optik në gjithë territorin e Kosovës, duke ofruar internet me shpejtësi të lartë (fiber), shërbime televizive të avancuara (IPTV/OTT) si dhe linja moderne telefonike.

“Po e bëjmë vendosjen e fibrave optikë këtu në Fushë Kosovë, që do të jetë shumë i dobishëm për amvisëritë, ndërtesat banesore dhe zonat industriale. Telekomin e Kosovës kjo udhëheqje e ka gjetur me 50 milionë euro borxhe, ndërsa në vitet 2023 dhe 2024 është kthyer në ndërmarrje fitimprurëse me 15 milionë euro fitim”, deklaroi Kurti.

Kryeministri theksoi se modernizimi i rrjetit është bërë në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare Ericsson dhe Tesla, duke përfshirë tërë territorin e Kosovës me mbulim 4G dhe 5G – përfshirë edhe katër komunat në veri të Ibrit.

Ai gjithashtu nënvizoi largimin nga furnitorët e teknologjisë që nuk vijnë nga vende mike me Kosovën, duke e orientuar bashkëpunimin vetëm me shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s.

“Telekomi i Kosovës do ta ketë gjithmonë përkrahjen e aksionarit – Qeverisë – për ta zgjeruar më tej rrjetin e optimizuar, si në shërbimet fikse ashtu edhe në ato mobile”, shtoi Kurti, duke falënderuar ministren Rizvanolli, menaxhmentin dhe të gjithë punëtorët për angazhimin dhe rezultatet e arritura.

Nga ana e saj, kryeshefja Hana falënderoi Qeverinë për mbështetjen dhe theksoi përkushtimin e Telekomit për investime të zgjuara dhe përmirësime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe cilësi të shërbimeve.

Mbështetja institucionale u vlerësua edhe nga Bordi i Telekomit dhe Sindikata, me theks të veçantë në kontributin e punëtorëve dhe rëndësinë e projektit për zhvillimin ekonomik dhe dixhital të vendit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Treguam menaxhim skandinav me komunat, pres fitore të madhe historike të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale
Next Article Siljanovska Davkova: Deklarata e Ahmetit është presion ndaj pushtetit gjyqësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?