By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Televizioni amerikan: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Televizioni amerikan: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA
Shqipëri

Televizioni amerikan: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

admin
Last updated: 21/05/2025 09:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria rendit mes pesë destinacioneve europiane më mikpritëse për qytetarët amerikanë jo vetëm për turizëm, por edhe për të jetuar.

Cepee Tabibian, eksperte për lëvizjet jashtë vendit në artikullin e saj publikuar në faqen zyrtare të televizionit amerikan CNBC e ka renditur Shqipërinë mes Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Holandës.

Sipas saj, kjo përzgjedhje bazohet në disa kritere duke nisur nga vizat e përshtatshme për të udhëtuar, koston e ulët të jetesës dhe një klimë sociale të hapur.

Ekspertja amerikane thekson se prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë për qytetarët amerikanë, faktorë që i bëjnë këto destinacione europiane ideale për një fillim të ri jashtë SHBA-së.

Nëse doni që rifillimi nga e para të duket më pak i mundimshëm, kërkoni vende që plotësojnë shumicën e këtyre kritereve, shton ajo, duke përmendur 5 vendet europiane mes të cilave edhe Shqipërinë.

“Shqipëria u lejon shtetasve amerikanë të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Me një hyrje të lehtë dhe kosto të ulët jetese, ajo është perfekte për punonjësit në distancë që kanë një buxhet të kufizuar. Shumë amerikanë jetojnë në Tiranë, ku komuniteti i të huajve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Por Riviera shqiptare nuk duhet anashkaluar; bregdeti i saj përgjatë detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Europën. Shumë amerikanë e përdorin Shqipërinë si një pikënisje duke qëndruar nga një deri në katër vjet përpara se të zhvendosen në destinacionin e tyre të radhës”, thuhet në artikullin e publikuar në televizionin amerikan.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama pret studentë të Harvard: Të interesuar të mësonin mbi transformimin e vendit
Next Article Në ndërprerje të plotë komunikacioni në rrugën e shpejtë të Shtipit, qarkullimi bëhet përmes rrugës së vjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?