By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “TËRMET” në BERLIN // Mbështetje e madhe për VLEN nga mërgata / Ndryshimi po vjen , ja VLEN (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “TËRMET” në BERLIN // Mbështetje e madhe për VLEN nga mërgata / Ndryshimi po vjen , ja VLEN (VIDEO)
MaqedoniPresident 2024TOP LAJM

“TËRMET” në BERLIN // Mbështetje e madhe për VLEN nga mërgata / Ndryshimi po vjen , ja VLEN (VIDEO)

admin
Last updated: 20/04/2024 13:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 20 prill – Dje në Berlin për një tubim me qytetarët u mblodhën liderët e Vlen bashkë me kandidatin për president Arben Taravari të cilët para qytetarëve dhanë shpresë të gjithë shqiptarëve në mërgatë për një jetë më të mirë pasiqë sipas tyre, ndryshimi ia Vlen.

Mexhiti, Kasami, Gashi dhe Taravari premtuan siguri, zhvillim ekonomik si dhe një infrastrukturë më të mirë në mbarë vendin dhe në veçanti në vendbanimet shqiptare.

Ndonëse ishte paraparë që në takim të bashkangjitet edhe kryeministri kosovar Albin Kurti, ai nuk u shfaq por kishte dërguar si përfaqësueses ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila iu drejtua mbarë të pranishmëve duke kërkuar mbështetje për Arben Taravarin.

Taravari në Berlin tha se nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve.

Ndërkohë Mexhiti ka shtuar se Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin.

Gashi ndërkohë vlerësoi se katër parti shqiptare bashkë me Vetëvendosjen, pesë subjekte, janë bërë bashkë për ta dëshmuar se liderët e partive politike, katër parti, apo pesë parti nuk e shohin interesin e tyre por janë bërë bashkë për të mirën e njerëzve.

Derisa Kasami nënvizoi se për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale rrethi i parë pritet të mbahet më 24 prill ditën e mërkurë kurse rrethi i dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 maj gjithashtu e mërkurë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SASHK reagon ndaj vendimit të MASH për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit
Next Article E rëndë në Maltë/ Shembet çatia e ndërtesës, humb jetën punëtori shqiptar, një tjetër përfundon në spital

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?