By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetë investime të huaja të Qeverisë, punohet me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tetë investime të huaja të Qeverisë, punohet me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës
Maqedoni

Tetë investime të huaja të Qeverisë, punohet me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës

admin
Last updated: 14/12/2024 11:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 dhjetor – Ka filluar zyrtarisht ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike për automjete nga kompania belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në zonën industriale ZZHTI Kërçovë. Ky është investimi i tetë i huaj në vetëm gjashtë muaj të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

Siç bënë të ditur sot nga shërbimi për informim i Qeverisë, investimi është me vlerë prej 40 milionë euro, që do të hapë deri në 600 vende të reja pune dhe do të realizohet në disa faza investuese.

“Duke pasur parasysh se gjatë gjashtë muajve të kaluara janë realizuar 7 investime të reja të huaja, si investimi i ‘Alcazar Energy’ për ndërtimin e turbinave të erës në komunat Radovish, Shtip dhe Karbincë, me vlerë prej 500 milionë dollarë dhe 630 vende të reja pune, investimi i ‘Epsotech’ për ndërtimin e një qendre kërkimore zhvillimore, qendër alerti me vlerë prej 20 milionë euro dhe 110 vende të reja pune, investim për prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore nga kompania amerikane ‘Wabtec’ me vlerë prej 35 milionë euro dhe mbi 100 vende të reja pune, investimi për prodhimin e baterive litium-jon nga kompania gjermane ‘BMZ Group’ me vlerë prej 65 milionë euro dhe 700 vende të reja pune, investimi i ‘Brainchild’ me vlerë prej 8.5 milionë euro dhe rreth 200 vende të reja pune, investimi i kompanisë gjermane ‘Kostal’ me vlerë prej 50 milionë euro dhe 250 vende të reja pune, investimi i ‘AD Bau International’ me vlerë prej 7 milionë euro dhe 200 vende të reja pune, investimi i ‘Avesta Battery and Energy Engineering’ prej 40 milionë euro dhe 600 vende të reja pune është investimi i tetë i huaj i drejtpërdrejtë, duke rritur kështu numrin e vendeve të reja të punës me pothuajse 2800”, sqarohet në kumtesë.

Këto investime, nënvizohet, kontribuojnë drejtpërdrejt në stimulimin e rritjes ekonomike të Maqedonisë, si dhe në zhvillimin ekonomik lokal.

“Ndërtojmë politika që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve. Po e transformojmë Maqedoninë përpara dhe po krijojmë një të ardhme më të mirë dhe shpresë për të gjithë qytetarët. Punojmë me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, bëhet e ditur në kumtesë.

Qeveria vazhdon të punojë në realizimin e projekteve dhe përmbushjen e premtimeve të dhëna para qytetarëve, me qëllim që vitin ta përfundojmë me mbi 1 miliard euro investime të huaja direkte.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria e re nuk duhet të hap probleme të vjetra, himni të ndryshohet ose fare mos të intonohet!
Next Article Erdoğan i angazhuar në diplomaci intensive pas rënies së regjimit në Siri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?