By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Është i qartë qëndrimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit, prokurori i ri duhet të japë kontribut më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Është i qartë qëndrimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit, prokurori i ri duhet të japë kontribut më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Maqedoni

Toshkovski: Është i qartë qëndrimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit, prokurori i ri duhet të japë kontribut më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

admin
Last updated: 21/02/2025 13:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Prokurori i ri shtetëror publik duhet të jetë prokuror i cili do të japë kontribut më të madh në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, te qytetarët, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

I pyetur se cila është kritika më e madhe në punën e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski, për të cilin Qeveria kërkon shkarkim, Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas debatit publik për Qyteti i sigurt, tha se “është i qartë qëndrimi i Qeverisë lidhur me atë çështje”.

Qeveria më 11 shkurt mori vendim të fillojë procedurë për shkarkimin e Kocevskit, ndërsa në mbledhje më 18 shkurt e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe pas diskutimit serioz e ka angazhuar Ministrinë e këtij dikasteri të dorëzojë propozim për shkarkimin e prokurorit republikan publik para skadimit të mandatit të tij, i cili pastaj, siç theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva, do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Prokurori republikan, Lupço Kocevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para mbledhjes së Këshillit të PP-së më 18 shkurt, deklaroi se do të deklarohet për propozimin për shkarkimin e tij pasi Qeveria do ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristian Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi që t’i shohë bazat e parapara në Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse konstatohet se me të vërtetë ka shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se vetë do të tërhiqet nga funksioni.

Kocevski në Kuvend ishte zgjedhur prokuror i ri shtetëror në shkurt të vitit të kaluar. Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të shtunën mot me diell, por i ftohtë, të dielën rritje e temperaturave, ndërsa nga e hëna shi i kohëpaskohshëm dhe borë
Next Article Paga mesatare neto në dhjetor 43.587 denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?