By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toyota nuk dorëzohet: Tani po eksperimenton me një teknologji tjetër që do të mbante gjallë veturat me benzinë, hibride
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Toyota nuk dorëzohet: Tani po eksperimenton me një teknologji tjetër që do të mbante gjallë veturat me benzinë, hibride
Auto

Toyota nuk dorëzohet: Tani po eksperimenton me një teknologji tjetër që do të mbante gjallë veturat me benzinë, hibride

admin
Last updated: 14/08/2024 08:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prodhuesi japonez i automjeteve duket se ka goditur në vend. Toyota nuk u nxitua me tranzicionin elektrik dhe ngadalësimi i tregut të veturave elektrike tregon se ishte vendimi i duhur.

Kohët e fundit, ajo madje investon fonde të caktuara në zhvillimin e teknologjive të reja të motorëve me djegie të brendshme. Toyota përshtati motorin me benzinë që të funksionojë me hidrogjen, dhe tani i shtoi një filtër të njëjtit motor që mbledh dioksid karboni (CO2) gjatë vozitjes. Ky filtër mund të përdoret edhe në benzinë ose hibride.

Toyota aktualisht po eksperimenton me këtë koncept në veturën e saj të garave GR Corolla me hidrogjen. Testet fillestare tregojnë se kjo risi mund t’i bëjë makinat e saj negative CO2, jo vetëm neutrale. Prandaj, ata do të eliminonin më shumë CO2 nga atmosfera sesa prodhojnë.

Teknologjia është e zgjuar sepse nuk kërkon energji shtesë. Filtrat në pjesën e përparme të veturës mbledhin dioksid karboni gjatë vozitjes, dhe më pas nxehtësia e mbetur nga motori përdoret për ta tretur atë në një lëng që mund të hidhet. Kjo do të thotë se kjo teknologji mund të funksionojë edhe në motorë të tjerë me djegie të brendshme, jo vetëm në ato që punojnë me hidrogjen.

Në vizionin e Toyota-s, kjo do të krijonte një automjet që në fakt pastron ajrin gjatë vozitjes. Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida përpara prodhimit serial. Në provë, filtrat mblodhën vetëm 20 gram dioksid karboni në 20 xhiro (91 km) në pistën e provës.

Kjo është ende e vogël, sepse edhe makinat e qytetit me motorë benzinë lëshojnë rreth 100 g/km CO2. Filtrat më të mëdhenj mund të thithin më shumë dioksid karboni, por ndoshta do të ishte e vështirë të futeshin në automjetet e pasagjerëve. Megjithatë, aplikimi i tyre në automjetet komerciale mund të lehtësojë avancimin e kësaj teknologjie.

Ende nuk dihet se çfarë të bëhet me lëngun që përmban CO2. Gjithashtu filtrat duhen ndërruar shpesh, gjë që nuk është praktike… Do të shohim nëse Toyota arrin diçka me këtë teknologji.

You Might Also Like

Porsche dhe Audi bashkojnë teknologjitë për një supermakinë të re?

Historia e Maseratit bëhet film, emra të mëdhenj të Hollywoodit në kast

Hyundai paralajmëron modele të reja sportive më të përballueshme

Vetëm 100 të tilla, Silverado 2026 bëhet edhe më i fuqishëm me 602 kuaj fuqi

Chevrolet përgatit Traverse High Country 2027 – më luksoz, më modern dhe me teknologji të re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article TikTok prezanton biseda në grup për 32 persona
Next Article Punëtorët e industrisë së automjeteve paditën Trumpin dhe Muskin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?